Policia, Gjilan: – KOMUNIKATË PËR MEDIA – Identifikohet vozitësi i cili bëri vozitje të rrezikshme e nuk u ndalua në shenjë për ndalje nga Policia
Gjilan, 10 prill 2024 – Policia e Kosovës, njësiti patrullues në Gjilan, më 06 prill 2024, rreth orës 20:00, në rrugën e “Gjinollëve”, ka vërejtur një automjet ‘Golf’ duke vozitur me shpejtësi të “vrullshme”. Të njëjtit i është dhënë shenjë që të ndalet por nuk është ndalur, duke ikur në drejtim të panjohur.
Pas veprimeve operative është arritur që të identifikohet vozitësi, shtetas i Kosovës, dhe ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor, janë shqiptuar dy gjoba për Kundërvajtje: – Mos respektim i urdhërit të policit dhe – vozitje e rrezikshme, nga njëqind e pesëdhjetë euro dhe një pikë negative për secalin dënim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.