Policia – Gjilan: “Arrestohet i dyshuari A.S, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë
Ju njoftoj se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, sot më datën 20.01.2026 me autorizim të Prokurorisë së Shtetit në vazhdën e veprimeve hetimore, ka ndërmarrë masa konkrete operative duke arrestuar personin e dyshuar A.S. i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e veprave penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
