Policia, FSK-ja dhe zjarrfikësit ushtrojnë në afërsi të aeroportit
Sot, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë dhe zjarrfikësit e kanë zhvilluar një ushtrim fushor të përbashkët.
Ky ushtrim është realizuar në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë praktikimi i koordinimit midis institucioneve-agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.
Trajnimi është mbajtur nga Agjencioni për reduktimin e kërcënimit serioz nga ShBA-ja.