
Polica Rajonale – Gjilan: KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitet edukues për sigurinë e fëmijëve në trafik
Gjilan, 04 prill 2025 – Me datën 04.04.2025, Njësia Sektoriale dhe në Komunitet në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë dhe ndërgjegjësimit në komunikacionin rrugor ka realizuar një aktivitet edukues me fokus sigurinë rrugore të fëmijëve. Aktiviteti është mbajtur me rreth 50 nxënës.

Fillimisht, fëmijët janë njoftuar në mënyrë teorike mbi rregullat bazë të sigurisë në trafik, duke
përfshirë njohjen e shenjave të komunikacionit, rregullave themelore dhe sjelljen e duhur të
këmbësorëve.
Më pas, së bashku me edukatoret e tyre dhe zyrtarët policorë, nxënësit kanë marrë pjesë
në një pjesë praktike në rrugë, ku janë informuar nga afër për shenjat rrugore dhe rëndësinë e
respektimit të tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe
rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht për fëmijët.
