Sunday 17 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e ti

Nëntë të lënduar në një aksident mes gjashtë veturave në Gjilan

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së ngrohtë të Trumpit, Putini ndihet sikur ka rifituar

Tragjike/ – Autobusi rrëshqet nga ura dhe bie në lumë, aksidenti i rëndë shënon 18

QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin

Parashikimi i motit për të shtunën, 16 gusht 2025

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin

Veterani i arsimit Gani Ismajli nga Muhoci i Bujanocit – mbush 91 vjet, merr shumë

 Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas
Kulturë Lajme

Po shkatërrohet pllaka “Dardanus” qëllimisht? Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

16 April 2023 0 Comment 7 min read

AA

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Dardanus”


Ata frikësohen se gjeneza e tyre antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijnë të ruajnë gjurmët e të parëve të tyre për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase.

“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romak”, thotw Vera Atanasovska, arkeologe.
Dyshimet për mbulim apo shtrembërim të fakteve historike rreth ilirëve në trevat e Maqedonisë së sotme i sollën në Shkup edhe arkeologët shqiptarë nga Kosova. Euronews Albania sjell pamje ekskluzive gjatë inspektimit që ata bënë në lokalitetin ku u gjet pllaka dardane.

Arben Hajdari, njëri prej arkeologëve kosovarë, tha se gjurmët ilire në Shkup janë të pamohueshme.

“Është fakt i njohur, nuk është e nevojshme ta themi sepse dihet se këtu kanë jetuar Dardanë…

Është e njëjta situatë në të gjitha provincat lindore dhe perëndimore, sikundër që janë dëshmitë dhe mbetjet edhe të popullatës vendase, në këtë rast Dardanëve, por në provinca të tjera kemi popullatë tjetër sepse kanë bashkëjetuar”, shprehet Arben Hajdari, arkeolog.

Komuna e Gjilanit – Njoftim: Dëgjim publik lidhur me shpronësimin e pusetave për nevoja të projektit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.

Datë: 19 maj 2023, – Ora: 10:00h; – Vendi: Salla e Kuvendit Komunal

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

Por, dyshimet për shkatërrim të provave ilire datojnë prej një kohe të gjatë dhe në lokalitete të ndryshme. Trashëgimia më e madhe materiale ilire është koncentruar këtu në Kalanë e Shkupit”.
Por disa vite më parë edhe këtu ka pasur përplasje dhe mohim të elementeve ilire. Ndër personat më të zëshëm kundër, siç e quan, etnocidit shqiptar, është historiani Skender Asani, i cili insiston që të krijohet muze i posaçëm i etnokulturës shqiptare.


“Një ndër qytetet më të argumentuara të vazhdimësisë iliro-arbëroro-shqiptare është qyteti i Shkupit sepse materialet e para të banimit në Shkup, të formësimit të etnokulturës ilire, i kemi gjatë periudhës së bronzit apo tranzicionit mes bronzit dhe hekurit gjatë shekullit 12 dhe 10. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit janë gjetur shtëpitë dhe artefaktet e tjera të etnokulturës ilire… Por po ashtu në lokalitetin e Skupit, ku për momentin po bëhen gërmime, gjatë shekullit XII dhe X, janë gjetur varreza me urna, që i përkasin periudhës së bronzit dhe tranzicionit drejt hekurit dhe tregon se qyteti i vjetër i Shkupit ka qenë i banuar me ilirë nga Kalaja e Shkupit e deri tek Skupi antik”, thotë Asani.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arian Asllanaj është i bindur gjithashtu në interpretimin e gabuar të gjurmëve materiale ilire dhe thotë se doemos çdo artefakt duhet të ketë shpjegim të përpiktë se kujt i përket.

“Pjesa dërmuese ka qenë Dardane por tendenca që nuk përmenden fare në muze, pra është një tendencë, shqetësim i madh i opinionit është bërë pasi kanë dëshirë që pos periudhës romake duhet të përmenden edhe kush kanë qenë ato fise , në këtë moment Dardanët dhe fiset në përgjithësi”, shprehet ai.


Tendencë për shtrembërimin e historisë së shqiptarëve ndër shekujt në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe në libra shkollor por edhe në libra të ndryshëm shkencor nga akademikë maqedonas, të cilët i quajnë shqiptarët të ardhur në Maqedoni.

Madje ka pasur edhe një botim të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë në të cilin pretendohej se “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre!”.

Narrativa të ngjashme janë përdorur edhe në librat e historisë dhe të gjeografisë, në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë dhe maqedonas.

Share This:

Tags: Dardanus
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në

17 August 2025
Lajme

Nëntë të lënduar në një aksident mes

17 August 2025
Lajme

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

16 August 2025
Lajme

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së

16 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.