Pianistja gjilanase Anila Aliu shkëlqen në Singapor: Interpretoi “Liang Zhu” para elitës kulturore dhe politike
Si pianiste shqiptare, ndau muzikën kineze me publikun aziatik në një gala të organizuar nga Ding Yi Music Company.
Gjilan – Pianistja e spikatur gjilanase, Anila Aliu, është kthyer sërish në Singapor vetëm disa muaj pas debutimit të saj në qershor, me një ftesë të veçantë nga Ding Yi Music Company nga SHBA-ja.
Ajo interpretoi Koncertin për Piano “Liang Zhu” së bashku me ansamblin e njohur, nën drejtimin e Maestro Dedric Wong, duke bashkuar tingujt e pianos me ngjyrat e pasura të instrumenteve tradicionale kineze.


Koncerti u mbajt para një auditoriumi të kultivuar, ku ishin të pranishëm politikanë, ambasadorë, dirigjentë, drejtues të jetës kulturore singaporiane, si dhe delegacioni i ish-Kryeministrit të Singaporit.

POSTIMI I ANILA ALIUT:
“Një nder i veçantë të rikthehem në Singapor nga SHBA-ja me ftesë të Ding Yi Music Company për të interpretuar koncertin për piano ‘Liang Zhu’, nën drejtimin e Maestro Dedric Wong.
Si pianiste shqiptare, të ndaj muzikën kineze me publikun aziatik mes artistësh dhe personalitetesh të shquara ishte një përvojë veçanërisht domethënëse — një dëshmi e bukur e mënyrës se si muzika kapërcen kufijtë dhe bashkon kulturat. Mirënjohëse pa fund për këtë ftesë, vlerësimin dhe besimin. Zemra plot “
Anila Aliu është pianiste me origjinë nga Gjilani. Ajo është aktive ndërkombëtarisht dhe njihet për interpretimet e saj që lidhin kultura të ndryshme përmes muzikës klasike.

