Tuesday 20 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Champions League, rikthehet me nëntë ndeshje interesante, vëmendja në Milano

Kurti në Shtëpinë e ShBA-ve në Davos: Besimi është shtyllë e shërbimit dhe unitetit shoqëror

Dhunë në familje në Ranillug, djali sulmon prindërit, përfundon në ndalim 48-orësh

UKZ merr pjesë në takimin TPM2 të projektit AUREA në Budapes

Acar në mëngjes, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Kosova ngjitet për një pozitë në renditjen e FIFA-s

Policia: ’54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë’

Trump thotë se do ta zbatojë “100%” kërcënimin për tarifa ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë

Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, merr pjesë në panelin me

Parashikimi i motit për të martën, 20 janar 2026

 Petritsch për bombardimet e NATO’s: SHBA deshi t’i çojë aeroplanët menjëherë pas Reçakut, ne europianët kërkuam negociata
Lajme

Petritsch për bombardimet e NATO’s: SHBA deshi t’i çojë aeroplanët menjëherë pas Reçakut, ne europianët kërkuam negociata

24 March 2024 0 Comment 3 min read

AA

Kryenegociatori i Bashkimit Europian në bisedimet e paqes në Rambuje në vitin 1999, Wolfgang Petritsch ka kujtuar në një intervistë për gazetën serbe, Danas se si rrodhën gjërat deri te fushata e bombardimeve të NATO-s mbi Beogradin, që nisi saktësisht 25 vjet më parë.

Petritsch zbuloi se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bindën para të gjithë shteteve tjera dhe deshën të intervenonin ushtarakisht qysh prej masakrës së Reçakut, ku në fshatin e vogël të Shtimes u vranë 45 civilë më 15 janar 1999, përcjell Gazeta Express.

Diplomati veteran austriak pohoi se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e shqyrtoi këtë mundësi edhe më herët, qysh prej vitit 1998.

“Që nga tetori 1998, ekziston një i ashtuquajtur urdhër aktivizimi i NATO-s, hapi i fundit përpara ndërhyrjes ushtarake. Disa ambasada evakuuan zyrat e tyre dhe u larguan nga Beogradi. Ata u kthyen shpejt sepse Millosheviqi tërhoqi një pjesë të forcave të tij nga Kosova dhe lejoi Misionin Verifikues të OSBE-së të hynte në Kosovë. Pra, ishte një situatë shumë e rëndë tashmë në fund të vitit 1998. Por pas një periudhe të shkurtër qetësie, konflikti vazhdoi dhe përfundoi vetëm në Reçak në mesin e janarit 1999, ku forcat speciale vranë 45 civilë. Kjo masakër ndryshoi lojën. SHBA-të donin t’i dërgonin menjëherë forcat e saj ajrore, por ne europianët këmbëngulëm se tani ishte koha për t’i ftuar të dyja palët për të filluar negociatat serioze, bazuar në një marrëveshje të përkohshme që të dyja palët e kishin njohur prej shumë muajsh. Rambujeja ishte me të vërtetë më shumë se vullnet politik për ta gjetur një zgjidhje kompromisi”, tha Petritsch.

I pyetur se si e sheh atë intervenim 25 vjet pas, Petritsch tha se si diplomat që beson në fuqinë e fjalës, i duket dëshpëruese që “argumentet tona në favor të kompromisit nuk u dëgjuan”.

Po t’i kishte shmangur bombardimet, diplomati austriak thotë se Serbia do të ishte shtet “shumë më i avancuar – ekonomikisht, politikisht dhe ndoshta tashmë në BE”.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, Petritsch vlerëson se janë “larg vendit ku mund të ishin”.

Share This:

Tags: NATO Petric
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Champions League

Champions League, rikthehet me nëntë ndeshje interesante,

20 January 2026
Lajme

Kurti në Shtëpinë e ShBA-ve në Davos:

20 January 2026
Ciceroni

Dhunë në familje në Ranillug, djali sulmon

20 January 2026
Lajme

UKZ merr pjesë në takimin TPM2 të

20 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

10 December 2025

Në  Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të  Komandës së Logjistikës u realizua 

Lajme

Admirali më i lartë i NATO-s: Po

1 December 2025

NATO po shqyrton marrjen e një qasjeje më “agresive” si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike,

Lajme

Rubio uron Shqipërinë: Aleanca jonë në NATO

28 November 2025

Skretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë së

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.