Monday 30 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Shoferi i taksisë humb jetën papritur gjatë vozitjes në Gjilan, arrin në spital pa

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani gjendet shëndoshë e mirë

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

Të marten, 01 korrik 2025, vendoset gurëthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në kompleksin

Zgjedhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në rreth 15 euro për orë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci

Kurti insiston në votimin e fshehtë: Ta provojmë, o fiton Albulena, o ne e sjellim

 Petkoviq ndërprenë vizitën në Kosovë, fajëson kryeministrin Kurti
Lajme

Petkoviq ndërprenë vizitën në Kosovë, fajëson kryeministrin Kurti

26 October 2022 0 Comment 5 min read

AA

Nga: Jeton Musliu – RTK

Vetëm disa orë pasi erdhi në Kosovë, me leje të autoriteteve kosovare, Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka ndërprerë vizitën.

Petkoviq deklaroi për mediat serbe se ka ndërprerë vizitën pasi institucionet kosovare  ia kanë ndaluar 80 përqind të plan programit që ai kishte parashikuar.

Komuna e Gjilanit – Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë
Komuna e Gjilanit – Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë

Nga institucionet e Kosovës ende nuk ka ndonjë sqarim, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, në kishën e Pasjanit, Petkoviq mori pjesë në liturgjinë me rastin e festës së Shën Vasilit, ceremoninë e së cilës e drejtoi peshkopi ortodoks i Rashkë-Prizrenit, Teodosije.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve të Prishtinës që vazhdimisht ta ndalojë praninë time në Kosovë, sot jam këtu në krahinën tonë jugore dhe me popullin tonë po festoj sot festën e Shën Vasilit”, tha Petkoviq.

Megjithatë, pas ceremonisë, ai tha se me vendim të institucioneve të Kosovës, të cilave ai iu referua si “të përkohshme”, iu ndalua të marrë pjesë në prerjen e tortës sllave në sheshin “Serbia” në fshatin Kufcë e Eperme si dhe në përkujtimin e Shën Petkës në Leposaviq.

“Dje rreth orës 16:00 është  miratuar plotësisht vizita siç e kam paralajmëruar. Mirëpo rreth mesnatës kam marrë një e-mail të ri ku thuajse 80 për qind e programit të vizitës sime ishte ndaluar”, deklaroi Petkoviq, raporton RTKlive.

Përgjegjës për këtë anulim të vizitës, Petkoviq e bëri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se lejet e tilla miratohen ose refuzohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas tij, Kurti tani po godet qirinjtë dhe tortat e festës.

“Ai jo vetëm që më ndalon të shkoj në manastir në territorin e Kosovës, por tani më ndalon të marr pjesë në ndonjë ceremoni fetare”, ka theksuar Petkoviq, duke shtuar se megjithatë, Serbia do të vazhdojë të investojë në të gjitha vendbanimet e komunitetit serb në Kosovë.

Sipas planit të vizitës, Petkoviq do të merrte pjesë në prerjen e tortës festive, në fshatin Kufcë e Epërme në ora 12:00.

Kurse të enjten, në ora 10:45, Petkoviq do të vizitojë komunën e Leposaviqit, ndërsa në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës “Sava Deçanac” në Leposaviq do të merrte pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.

Më 14 tetor, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në ceremoninë e Patriarkut Porfirie në Patriarkanën e Pejës.

Gjashtë ditë më parë, Petkoviqit iu nda “Çmimi i Tetorit” me rastin e Ditës së Komunës së Leposaviqit, mirënjohja më e lartë e komunës.

Share This:

Tags: LAjme Petkovic RTK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Shoferi i taksisë humb jetën papritur

30 June 2025
Lajme

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt

30 June 2025
Lajme

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani

30 June 2025
Lajme

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

30 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme Uncategorised

Mbahet aktiviteti për dhurimin e gjakut në

24 June 2025

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me ekipën e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut

Lajme

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

24 June 2025

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua të martën, më

Lajme

Policia Rajonale – Gjilan – KOMUNIKATË PËR

23 June 2025

Gjilan, 23 qershor 2025 – Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, si

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.