Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella ka thënë se do ta përballojnë presionin me sukses.
“Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin”, ka thënë ai.
Montella: Do të jetë finale e madhe
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella ka thënë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të jetë finale e madhe.
“Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu. Ka pasur në kontinuitet rezultate pozitive. Besoj se do të jetë finale e madhe”.
Montella: Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë
Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka përshkruar rrugëtimin e tij në krye të Turqisë. Ai ka thënë se pavarësisht rezultatit ndaj Kosovës do të mburret me lojtarët e tij.
“Jam i lumtur që jam selektor i Turqisë. Kam përkrahjen e presidentit. Kjo e arritur është falë lojtarëve. Të gjitha rezultatet e deritashme janë falë lojtarëve. Çfarëdo rezultati të jetë nesër mburrem me këta lojtarë”.
