
Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati në Gjilan
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave me kusht edhe në Komunën e Gjilanit.

Sipas rezultateve të publikuara, Alban Hyseni nga VV renditet i pari me 38 vota, ndërsa Arbër Ismajli i LDK-së ka marrë 23 vota.
Nga rezultatet preliminare, Hyseni ka gjithësej 21,463 nota, ndërsa Ismajli ka 14,761 vota.
