
Pas tërheqjes nga gara, Ilir Poroshtica takohet me kryetarin Hyseni
Ilir Poroshtica, i cili ditë më parë njoftoi tërheqjen nga gara për kryetar të Gjilanit për arsye personale, është takuar sot me kryetarin aktual dhe kandidatin e LVV-së, Alban Hyseni.

Alban Hyseni bëri të ditur se ditën e kishte nisur pikërisht me arkitektin Poroshtica, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut me aktorë të ndryshëm të skenës politike dhe profesionale në Gjilan.
“Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur ditën sesa me këshillat e një miku të vjetër. Iliri, arkitekti i qytetit dhe shoku im që nga ditët e para të Lëvizjes, mbetet gjithmonë një frymëzim dhe zë i fuqishëm për ndryshim”, ka shkruar Hyseni.
