
Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, rruga “Avdullah Presheva” rehabilitohet tërësisht
Ishte në gjendje të mjerueshme për disa dekada rruga “Avdullah Presheva” , por tash kjo rrugë po rregullohet tërësisht, shkruan faqja e Komunës së Gjilanit,

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë të tjerë, kanë parë nga afër punimet për asfaltimin e rrugës “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë.


I pari i Gjilanit, tha se rruga “Avdullah Presheva” në lagjen Dheu i Bardhë po merr pamjen që e meriton.
“Pas shumë vitesh në gjendje të rënduar, kjo rrugë e rëndësishme e qytetit është duke u rehabilituar tërësisht”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se kjo është vetëm një nga gjashtë projektet që po realizohen njëkohësisht në kuadër të kontratës 3.3 milionëshe, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.
