
Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën
(Përditësuar: 12:25) – Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar konferencën që pritej të mbahej në Prishtinë.

Konferenca u anulua pas protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para hotelit ku po qëndronte ajo.
Nga Specialja kanë konfirmuar anulimin duke e arsyetuar me kushtet e sigurisë.
Hysni Gucati i OVL-UÇK-së ka deklaruar se vizita e Trendafilovas në Kosovë është për të keqen e shqiptarëve.
Burimi i lajmit: /Koha/
