Saturday 12 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

Dështon vazhdimi i 44-të i seancës konstituive, kryesuesi Dehari ua ndërpren fjalën deputetëve

Diplomojnë 279 kadetë të Policisë, Bislimi: Uniforma shpreh atdhedashurinë

Bitcoin thyen rekord të ri, pse po rriten kaq shumë kriptovalutat?

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër/Hyseni: Do ja rikthejmë Zhegrës jetën kulturore dhe

Osmani takon Landaun: Kosova qëndron krah SHBA-së, në përputhje me vizionin e Trumpit

Parashikimi i motit për të premten, 11.07.2025

 Pas 2-vjetësh, çmimet Oscars sjellin shpresën për kthim në normalitet.
Showbiz

Pas 2-vjetësh, çmimet Oscars sjellin shpresën për kthim në normalitet.

27 March 2022 0 Comment 8 min read

AA

Për herë të parë pas dy vjetësh, teatri Dolby në Los Anxheles shtron tapetin e kuq për të mirëpritur sot në mbrëmje ceremoninë e çmimeve Oscar që organizatorët shpresojnë të kthejë normalitetin tek ngjarja më e madhe e përvitshme që nderon arritjet më të mira të kinematografisë.

Pas dy vitesh pandemie dhe me një ceremonie pothuajse tërësisht virtuale në vitin 2021 me audiencën më të ulët ndonjëherë, çimimet Oscar do të përpiqen të rimarrin vendin e tyre në kulturën amerikane me programin e këtij viti.

Dhe cilët filma i kanë gjasat të marrin çmimin më prestigjoz? Pritshmëritë janë përqendruar tek “CODA” e platformës Apple TV+ ose “The Power of the Dog”, “Fuqia e Qenit” e Netflix-it.

Nëse njëri prej tyre fiton si filmi më i mirë, do të ishte hera e parë që një vlerësim i tillë jepet për një film të një shërbimi digjital transmetimi.

Filmat “CODA” dhe “Audible” janë kandidatë për disa çmime Oscar. Por pavarësisht nëse nderohen ose jo me çmimin prestigjioz, fitorja e vërtetë e këtyre filmave është se kanë rritur ndërgjegjësimin për botën e personave që nuk dëgjojnë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Penelope Poulou, foli me regjisorin Matthew Ogens dhe producentin Nyle Dimarco të filmit “Audible”, si edhe pedagogë dhe studentë të Universitetit Gallaudet për personat që nuk dëgjojnë.

Filmi “CODA” i regjisores Sian Heder, rrëfen historinë e Rubit, vajza e një familjeje peshkatarësh të shurdhër në Masaçusets. Rubi ndihmon familjen e saj të komunikojë me ata që dëgjojnë. Por ëndrra e saj është të studiojë për muzikë, çka do të thoshte të largohej nga familja.

“Audible”, një dokumentar i shkurtër me regjisor Matthew Ogens dhe producent Nyle DiMarco, përshkruan jetën e maturantëve të Shkollës për të Shurdhërit në Merilend, ndërsa përballen me realitetin e botës së jashtme.

“Unë e shoh si një histori e zakonshme e rritjes por me me shumë kurajo. Ka vështirësi, tension dhe konflikt por flasim edhe për bullizmin, për sëmundjet mendore. Trajtojmë temën e vetëvrasjes, të marrëdhënieve”, thotë regjisori Matthew Ogens.

Producenti DiMarco thotë se filmi paraqet botën e atyre që nuk dëgjojnë, pa ndërmjetësimin e përkthyesve të gjuhës së shenjave.

“Unë këmbëngula që të mos kishim rrëfim me zë. Ekipi ra dakord që filmi të ofronte që mënyrë që njerëzit që dëgjojnë të hyjnë në botën e atyre që nuk dëgjojnë, njëlloj siç u ndodh atyre që nuk dëgjojnë në të përditshmen e tyre”, thotë ai.

DiMarco – model, aktor dhe fitues i konkursit “Dancing With the Stars”— thotë se “Audible” tregon se ata që nuk dëgjojnë ose pothuajse nuk dëgjojnë mund të arrijnë gjithçka.

“Jemi njerëz si ata që dëgjojnë. Përballemi me të njëjtat probleme në shkollë të mesme. Dhe natyrisht ndërsa rritemi, problemet tona, qoftë shëndeti mendor, miqësitë, marrëdhëniet tona, janë universale”, thotë producenti DiMarco.

Studentët dhe pedagogët e Universitetit Gallaudet flasin për rëndësinë e këtyre filmave.

“Mendova: ‘Më në fund përfaqësim në filma i atyre që nuk dëgjojnë!’”, thotë Casey Johnson-Pasqua, Koordinatore për Programet e të Rinjve në Universitetin Gallaudet.

“Ishte shumë frymëzuese të shihja jetën tonë në ekranin e madh”, thotë ajo.

“Dhe dy filma të tillë, në një kohë kaq të shkurtër, është diçka e rrallë!”

Eliyas Assefa thotë se “CODA” e ndihmoi të kuptonte perspektivën e fëmijëve që dëgjojnë të prindërve që nuk dëgojnë.

Por ai thotë se ndryshe nga ç’tregon filmi, të shurdhërit nuk kanë aq shumë nevojë për përkthyesit e gjuhës së shenjave.

“Për shembull mund të komunikojmë me shkrim. Merr pak kohë por është shumë efektive për të ndihmuar me komunikimin. Po ashtu nuk duhet nënvlerësuar përdorimi i gjesteve. Ne mund të përdorim edhe telefona, iPad dhe pajisje të tjera. Kështu që duhet të përfitojmë nga teknologjia”, thotë ai.

Hannah u rrit në një familje me njerëz që dëgjojnë dhe që nuk dëgjojnë. Ajo thotë ata që dëgjojnë diskriminojnë pa dashje personat e shurdhër kur mbështeten për komunikim tek familjarët e tyre që dëgjojnë.

“Pra, nëse një person që dëgjon do të flasë me mua, ai shpesh sheh nga motra ime për ndihmë. Ajo është më e re se unë. Unë jam më e madhe. Duhet të më drejtoheni drejtpërdrejt mua dhe kjo ishte një nga gjërat me të cilat mund të identifikohesha në film. Pse po i drejtohesh motrës sime dhe jo mua? Ajo është 13 vjeç”, thotë Hanna.

Të gjithë bien dakord që çmimet që kanë fituar këta filma tregojnë se bota e jashtme po bëhet më e vetëdijshme dhe po pranon komunitetin e të shurdhërve.

“Mendoj se si rezultat më shumë dyer janë hapur për ne. Përballemi me më pak barriera. E shohim veten më të pranuar. Po shohim veten në ekran, kemi producentë dhe regjisorë të shurdhër. Nuk na ndalon asgjë. Ne mund t’i luajmë këto role si çdokush tjetër”, thotë zonja Johnson-Pasqua.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

12 July 2025
Lajme

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

12 July 2025
Lajme

Moti me diell në vikend, IHMK kërkon

11 July 2025
Lajme

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

11 July 2025
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Sport

2 fusha të reja futbolli në Gjilan!

12 July 2025

Kryetari Hyseni dhe kreu I LRFGJ-së, Armend Misini, janë pritur në takim nga Agim

Lajme

Kamenicë: Fillon procesi i korrje – shirjeve

12 July 2025

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se është bërë hapja zyrtare e

Lajme

Moti me diell në vikend, IHMK kërkon

11 July 2025

Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.