Partnerët e koalicionit të balotazhit, Ismajli (LDK) e Rashiti (PDK) takojnë banorët e Malishevës
Ditë më para ata kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për fazën e balotazhit në Zgjedhjet Lokale 2025, në Gjilan.
Tanimë kanë filluar fushatë të përbashkët për të vizituar e takuar banorë të fshatrave, vendbanimeve e lokaliteteve.

Arbër Ismajli e Riad Rashiti, në vazhdën e kësaj marrëveshje të firmosur, kanë takuar banorët e Malishevës, thuhet në njoftimin e publikauar nga vet Arbër Ismajli.
“Të dashur qytetarë: Sonte, së bashku me kryetarin e PDK-së, Riad Rashiti, pata nderin të takoj banorët e Malisheves së Heroit të Kombit Abdullah Tahiri, një pjesë e Gjilanit që gjithmonë ka dhuruar intelektualë, funksionarë dhe njerëz të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe të cilët janë bashkuar në vizionin tonë për ndryshimin përfundimtar të mentalitetit të një qeverisje e cila ka dëshmuar që nuk është e interesuar aspak për zhvillimin e Gjilanit”, ka shkruar në njoftim Ismajli.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, ka shtuar më tej se bisedat dhe vullneti i tyre japin motivim të madh për të sjellë ndryshimin që Gjilani i ri e meriton.
“Me zemër dhe angazhim, po përgatitemi për 9 nëntorin, ditën kur së bashku do të fillojmë ndërtimin e një të ardhme shumë të mirë për qytetin dhe qytetarët tanë”, ka shtuar Ismajli dukefalënderuar për përkrahjen.
“Faleminderit shumë për përkrahjen!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli
#113 #LDK ”

