Tuesday 27 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum

Flaka e Janarit – Pena e Flakës 2026 – Lista e poetëve përzgjedhës në “Ora

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh në koma, kampioni i Formula 1 s’është më

Kosova me dy sportistë në lojërat olimpike dimërore “Milano Cortina 2026”

Lajmi i Fundit: Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Kryetari Hyseni, uron kampionët e KF Drita për trofeun e Superkupës së Kosovës

Parashikimi i motit për të hënën, 26 janar 2026

Abdixhiku publikon agjendën e Kuvendit të LDK-së: Do të dalim më të fortë

Nata e dytë e festivalit të dramës “Talia e Flakës 2026” – “Sytë e Ujkut”:

 Partizani shpallet kampion i Superligës së Shqipërisë, i 17-ti në histori
Sport

Partizani shpallet kampion i Superligës së Shqipërisë, i 17-ti në histori

29 May 2023 0 Comment 3 min read

AA

Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superligën e Shqipërisë teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0. Demat kishin fatet në këmbët e tyre dhe nuk zhgënjyen në sytë e tifozëve teksa golin e parë e realizoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 38-të.

Mysafirët ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin ndërsa në minutat shtesë gjetën edhe golin e dytë me Tedi Carën duke festuar kështu titullin e 17 në histori. Për t’u theksuar edhe fakti se trajneri Giovanni Colella bëhet i pari trajner italian që fiton titullin me Partizanin.

Nga ana tjetër, Tirana duhet të kënaqet me vendin e dytë edhe pse bardheblutë fituan në ndeshjen e fundit të sezonit me rezultatin 2-1 ndaj Erzenit në Durrës. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Rimal Haxhiut në minutën e 36-të, por vetëm tre minuta më pas Ilirid Ademi barazoi shifrat.

Rezultati në fund ndryshoi me Kristal Abazajn që shënoi të dytin, por goli shërbeu sa për statistikë teksa kjo humbje nuk i prishi punë shijakasve që shmangën rënien një kategori më poshtë, edhe pse nuk e kanë siguruar ende elitën pasi ju duhet të luajnë në Play-Out kundër Korabit.

Në ndeshjet e tjera, Vllaznia fitoi në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 1-2 duke siguruar kualifikimin në Evropë, ndërsa ballshiotët bien një kategori më poshtë duke mos mbijetuar në elitë. Laçi fitoi me shifrat 3-0 ndaj Kastriotit, por vendasit mbeten jashtë Evropës duke mos shkuar më shumë se vendi i pestë në klasifikim.

Një triumf me vlera edhe për Kukësin në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Verilindorët fituan me shifrat 0-1 teksa autori i golit ishte Shqiprim Taipi i cili zhbllokoi ndeshjet në minutën e 55-të. Pas këtij rezultati, Kukësi e mbyll kampionatin në vendin e shtatë ndërsa Kastrioti e kishte vulosur rënien një kategori më poshtë.

Share This:

Tags: FSHF Partizani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

27 January 2026
Lajme

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një

27 January 2026
Arte tjera

Flaka e Janarit – Pena e Flakës

26 January 2026
Lajme

Përmirësohet gjendja e Schumacherit pas 12 vitesh

26 January 2026
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shiten të gjitha

12 November 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri

Futboll Sport

2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton

1 November 2025

Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit

Futboll Sport

Nga 24 deri 28 korrik mbahet Turneu

22 July 2025

Nga 24 deri 28 korrik mbahet Turneu i Fëmijëve shqiptarë në Lugginë të Preshevës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.