
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -8°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. /MeteoKosova/
