
Parashikimi i motit për të dielën, 14 shtator 2025
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës, veçanërisht në mbrëmje, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here lokalisht pritet të jetë majft e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-52 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/
