Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
Java e ardhshme mbetet nën kushte jostabile, bazuar në trendet e fundit javore.
E shoqëruara me mot të ndryshueshëm dhe të reshura shiu kohëpaskohe, me temperatura që mund të zbresin më pranë 0C, ditëve të fundit të nëntorit.
Dhjetori shfaq tendenca për temperatura më të përafërta me normale, por dhe me të reshura që nuk mungojnë, kryesisht shiu, por dhe bore, me temperatura që zbresin nën 0C.
Kujtojmë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë të enjten nga presidentja Vjosa Osmani. Pas konsultimeve me liderë të partive politike, Osmani e ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, me gjithë që në partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë shprehën kërkesë që ato të mbahen 21 dhjetor.
Gjatë një konference për media, pas takimit që mbajti me përfaqësuesit e partive politike, Osmani tha se tetë parti ishin për mbajtjen e zgjedhjeve në atë datë, ndërsa pesë për 21 dhjetorin, dhe se tri parti thanë se cilado datë do të ishte në rregull për to.
Osmani tha se si presidente e Kosovës e ka për detyrë “të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër që të eliminojmë disa nga sfidat e organizimit të shpejtë të zgjedhjeve”.
Kosova ishte në ngërç institucional që prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Vetëvendosje fitoi shumicën, por jo mjaftueshëm për të formuar Qeverinë vetëm.
VV-ja propozoi dy mandatarë për kryeministër. Albin Kurti dhe mandatari i dytë, Glauk Konjufca dështuan të marrin votat e nevojshme për të formuar qeverinë.
