Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

 Paraqitje me rastin e përurimit të librit të Prof. dr. Isak Shemës: Si e njoha profesor Idriz Ajetin?
Arte tjera Kulturë

Paraqitje me rastin e përurimit të librit të Prof. dr. Isak Shemës: Si e njoha profesor Idriz Ajetin?

18 April 2025 0 Comment 16 min read

AA

“Akademik Idriz Ajeti, Veprimtaria arsimore, kulturore dhe shkencore”, Prishtinë, 2014 (Përmbledhje kumtesash, nga Konferenca shkencore), Medvegjë, 7.1.2017

SI E NJOHA PROFESOR IDRIZ AJETIN?

(Bisedë e Prof. Begzad Baliut me Prof. Bahtijar Kryeziun, me kryepersonazhin Akademik Idriz Ajeti)

1. Prof. Baliu: Profesor Bahtijar, Ju profesor Idriz Ajetin e keni pasur profesor fakulteti dhe udhëheqës diplome në 3 shkallë studimesh. Ç’përshtypje keni për profesor Idriz Ajetin dhe kur e keni njohur për herë të parë?

Përgjigje: Po, Profesor Idrizin e kam pasur ligjërues në studimet 4-vjeçare e pasuniversitare, e përtej kësaj edhe udhëheqës (mentor) në 3 shkallë të diplomimit (ndoshta rastësi e rrallë për një kandidat). Për profesor Idriz Ajetin kisha dëgjuar (si emër) edhe si nxënës i shkollës së mesme, ani se atëherë nuk kisha lexuar diçka më shumë prej tij. Gjatë studimeve në SHLP, si për nevojat që kisha, ashtu edhe nga kureshtja që të mësoj më shumë për shqipen e studiuesit e saj, kisha lexuar edhe ndonjë vepër të tij, siç ishte vepra “Historia e gjuhës shqipe (Morfologjia historike), e mirëseardhur edhe për ne studentët.

Emri i tij u bë edhe më i njohur e më i dashur për mua, me pjesëmarrjen e profesorit në Kongresin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe (20-25 nëntor 1972), i cili, pas disa diskutimeve të studiuesve dhe disa vërejtjeve e sugjerimeve për shqipen letrare dhe, pas leximit të referatit kryesor të drejtorit të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë së AShSh, të prof Androkli Kostallarit dhe Rezolutës së Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe e të referateve të profesor Mahir Domit e profesor Eqrem Çabejt, fjalën e kishte pasur profesor Idriz Ajeti në temën “Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe në Kosovë”. Për mua, si pionier – studiues i gjuhës shqipe atëbotë, kur pashë emrin e profesor Idrizit ndër të parët nga ajo lagje studiuesish më eminentë të shqipes, fitova simpati edhe më të madhe ndaj tij, që më përcolli, si udhëheqës deri në shkallën e doktorit të filologjisë..

Ç’është e vërteta, edhe në ditën e parë të ligjëratave (tetor 1971/’72), kur isha në korridorin e Fakultetit Filozofik dhe profesor Ajeti ishte së bashku me profesor Anton Çettën dhe profesor Gani Lubotenin, sado që edhe këta dy dalloheshin me pamjet e tyre brilante, pedanterinë e kulturën që kishin me ne studentët, disi profesor Idrizi me trupin shtatgjatë, flokët e kthyera mbi kokë, më dukej thjesht një arushan, siç edhe e quanim ne studentët e asaj kohe.

2. Prof. Baliu: Profesor Bahtijar, a mund të veçoni ndonjë rast të veçantë që lidhet me profesor Ajetin?

Përgjigje: Akademik Ajeti, si njeri me diapazon të gjerë që ishte, si në fushën e historisë së gjuhës, të etimologjisë, të ballkanistikës, të onomastikës mesjetare dhe të mëvonshme, të kontakteve të shqipes me gjuhët fqinje, etj., i jepnin dorë që të mos përkulet kurrë e jo se jo të dorëzohet, as para politikanëve tanë e as atyre të huaj, sigurisht, as para të të ashtuquajturve “dijetarë” sllavë, të cilët me vite e shekuj, si lugetër, me paragjykimet dhe detyrat që kishin marrë, nga paria e tyre nacional-shoviniste, përpiqeshin e përpiqen edhe sot që përmes “objektivitetit shkencor”, të peshuar në kandarin e tyre, që nuk ka matur e nuk mat mirë asnjëherë, të shpjegojnë “të vërtetën” e tyre për Ilirikun e dikurshëm – Kosovën e sotme dhe për tërthoret e tjera të gjeografisë shqiptare dhe të caktojnë, jo vetëm fatin por edhe “shtëpinë tjetër” të shqiptarëve. Të tillëve shken¬cëtarë – propagandistë serbë, të cilët satanizmin e tyre nuk reshten së ndaluri kurrë, përveçse në veprat dhe në tubimet e tyre “shkencore”, nuk prajtën të vjellin helm ndaj nesh as edhe në organet më të larta partiake e shtetërore, siç ishte edhe rasti në Kongresin IX të LK-së të Serbisë (1982), në të cilin kongres, po në mes të Beogradit, Profesor Idrizi me reagimin e tij dinjitoz, të guximshëm dhe të vendosur, u dha përgjigjen që edhe e kërkonin.

Qëndrimin e tij prej shkencëtari të rysur, Profesor Ajeti e përvijoi edhe në polemikat e zhvilluara me Petar Zhivadinoviqin, dr. Jovan Deretiqin, akademik Sima Qirkoviqin (me të cilët nuk ishin pajtuar as edhe kroati, prof. dr. Radoslav Katiçiqi e ilirologu i njohur dr. Aleksandër Stipçeviqi) në mbledhjen e 46 të Redaksisë Qendrore të Enciklopedisë së Jugosllavisë (1982) e, Profesori ynë nuk kishte heshtur as edhe ndaj shkrimeve të njëanshme dhe kuazi-shkencore të gazetarit të gazetës “Politika” të Beogradit, Sava Dautoviqi, e sa e sa të tjerëve.

3. Prof. Baliu: A dini ndonjë mesele apo moment tё veçantё për profesor Ajetin?

Përgjigja: Mbaj mend nja dy raste, ku ngjarja lidhej me kryepersonazhin kryesor që ishte profesor Idrizi. Për rastin e parë kam dëgjuar se kur njëherë paskan shkuar si ndërmjetësues (shkues) te një familje, profesor Idrizi dhe profesor Anton Çetta, për fejesën e dy të rinjve. Profesor Idrizi si më i madhi në moshë, nuk po e hap bisedën fare përse kanë shkuar nё atё shtёpi. Profesor Çetta i thotë profesor Idrizit:

– Profesor Idriz, a po i tregon zotit të shtëpisë përse kemi ardhur? Profesor Idrizi ia kthen profesor Çettës:

– Jo more Anton, po këta e dinë përse kemi ardhur.

2. E dyta: ishim ulur të pimë nga një kafe te kafeja “Fellini” me ish-dekanin e FE-së, profesor Mejdi Elezin, zv.dekanin e FE-së – Qendra në Prizren, profesor Zahadin Shemsedinin dhe unë (zv.dekan në FE – Qendra në Gjilan). Rastësisht, jo larg nesh, kalonte për të shkuar te banesa e vet akademik Idriz Ajeti. Profesor Mejdiu e ftoi që të na shoqërojë profesor Idrizi. Ai njëherë ngurroi të vinte, mbase edhe nuk e njihte prof.. Mejdiun. Meqë unë kisha pasur punë më shumë dhe njiheshim mirë me profesorin, i them: – “Profesor, ju lutemi që, nëse keni pak kohë, të jeni për pak çaste me ne. Profesori erdhi. E pyetëm se ç’donte. Ai kërkoi një çaj lulesh, unë dhe profesor Zahadini pinim nga një kafe, kurse dekani kishte porositur një lëng pjeshke dhe dy ëmbëlsira.

Profesor Idrizi kishte të 90-tat atëherë. Dekani e pyeti:

– Profesor na tregoni recetën e jetёs Suaj që të dimë dhe ne e të jetojmë sa Ju. Ai pa një pa dy ia ktheu:

– Po, nuk kam hëngër si ti.

Edhe diçka:

Se ishte dhe mbetet babaxhanë në dukje – babaxhan në dije, edhe për vitet që kishte mbi kurrizin e tij, më kujtohen edhe këto 3 momente:

1. Rasti i parë: kur merrja mendimin e tij që të jetë udhëheqës imi për disertacionin e doktoratës, pas kërkesës së akademik Jorgo Bulos, dhe, pasi e kishte shkruar dakordimin me dorë akademik Ajeti, ia jep daktilografes që ta qesë dorëshkrimin në letër, kurse unë isha afër saj, e në dhomën tjetër me derë të hapur në atë vapë (atëbotë ASHAK-u ishte në një godinë private në Ulpianë), profesori lexonte një gazetë. Për ta ndihmuar zonjën Shpresa Shala, unë ia lexoja shkrimin e në një vend desha “ta ndreq” pak pëlqimin e profesorit, të cilin ajo duhej ta shkruante dhe ta printonte, ndërkaq profesori, edhe pse dukej se nuk përcillte gjë, ndërhyri menjëherë: “Jo, jo të mos ndryshohet, por të shkruhet ashtu – siç e kam thënë unë”;

2. Rasti i dytë: kur unë punoja disertacionin, edhe pse sa e sa herë e kisha zënë në gojë akademikun beogradas, Milivoj Pavloviq, e kisha bastarduar paksa emrin e tij si Milivoje. Me të marrë në dorë dorëshkrimin tim, profesori pa menduar fare ndërhyri se, nuk është emri i tij Milivoje por Milivoj, se punimi “Toponimia okoline Vranja” (“Toponimia e rrethinës së Vranjës”) nuk është i botuar në vitin 1958, siç e kisha shkruar unë, por më 1968 dhe faqe 319 (?!)

3. Rasti i tretë: më nevojitej një libër për Janjevën, që e kërkoja menjëherë pas luftës së Kosovës të vitit 1999, atëherë kur Biblioteka Kombëtare ende nuk e kishte marrë veten, e të cilin libër nuk e gjeja dot. Dikush më tha se këtë botim mund ta ketë profesori Idriz. Ia mësyj banesës së profesorit, madje për herë të parë. Pas një pritjeje të ngrohtë e miqësore, po e shikojmë dollapin ku duhej të ishte libri. Shikuam tok nja 2-3 minuta. Nuk e shohim aty. Kalojmë te dollapët e tjetër por, pa kaluar as 1 minutë, profesori tha se libri duhet të jetë aty ku e kërkuam së pari dhe ashtu doli.

I përmendëm edhe këto 3 raste që dëshmojnë pedanterinë, bamirësinë dhe kujtesën e tij të fortë, të cilën e ka dëshmuar edhe në veprat e tij të shkruara me aq akribi e sens.

4. Prof. Baliu: Profesor, a mund të tregoni modelin e diskursit të komunikimit: zërin, ligjërimin, komuni¬kimin prej profesori dhe edukatori universitar?

Përgjigje: Më ka rastis më se njëherë, edhe si student, por edhe në ndonjë bisedë të lirë ose edhe në ndonjë takim e bisedë më oficiele ta shoh e ta dëgjoj profesor Idrizin. Ai ishte një profesor, pedagog e shkencëtar me dije të thellë. Kishte një zë paksa të mekur, fytyrë të çelur, pedant, i gatshëm për të dhënë ndihmën e kërkuar në çdo çast.

Me studentë, për atë që thoshte ishte më këmbëngulës, kurse me kolegët e tij e me ne si studentë të studimeve pasuniversitare ishte goxha “tolerant”, edhe atëherë kur ishte i sigurt se një gjë e tillë nuk ishte e gjitha ashtu dhe e drejtë, e për hir të një “bontoni” thoshte: “Unë mendoj se kjo çështje duhet të jetë kështu e kështu…” – sigurisht që të respektonte edhe bashkëbiseduesin që kishte përpara.

5. Prof. Baliu: Mund të shënoni atë që keni dëgjuar prej të tjerëve, që keni lexuar dhe keni vlerësuar nga vepra e tij shkencore e didaktike?

Përgjigje: Në këtë pikë do të veçoja, për shkak të kohës dhe respektimit të të pranishmëve, vetëm disa emra studiuesish, me vlerësime shumë të larta për akademik Idrizin, por jo edhe fragmente të vlerësimeve.

Ndër ta po përmend, si: Akademik Rexhep Qosja, Akademik Shaban Demiraj, Akademik Besim Bokshi, Akademik Emil Lafe dhe Akademik Gjovalin Shkurtaj, në 95-vjetorin e lindjes së akademik Idriz Ajetit, shpërfaqur, në Gjilan, më 16.10.2012), por edhe disa herë të tjera, Akademik Jashar Rexhepagiqi, Prof. Jup Kastrati, Akademik Jani Thomai, Akademik Rexhep Ismajli, Akademik Kolec Topalli, Prof. Anastas Dodi, Prof. Isak Shema, Prof. Remzi Nesimi, Porf. Fadil Raka, Dr. Murat Blaku, Dr. Shefkije Islamaj, Dr. Ragip Mulaku, Dr. Qemal Murati, stduiusi Victor Friedman, Dr. Begzad Baliu Dr. Shkumbin Munishi, Dr. Bahtijar Kryeziu etj.

6. Prof. Baliu: Profesor Bahtijar, për në fund të kësaj bisede, a mund të veçoni idetë/mendimet që ju keni për profesor Idriz Ajetin dhe veprën e tij?

Përgjigje: Për hir të veprimtarisë së tij aq të rëndësishme shkencore, mund të përmend se emri i tij qëndron në kopertinat e 22 veprave, ngase profesori ishte një kohë të gjatë drejtues i shumë ekspeditave shkencore në trojet shqiptare, kërkimtar bibliografish e arkivash në vend dhe jashtë vendit tonë, pjesëmarrës në shumë kongrese, simpo¬ziume, konfe¬renca e sesione shkencore, të mbajtura në vend e në qendrat më të njohura ballkanike e evropiane, autor i qindra studimeve të botuara në organet shkencore gjithandej vendit dhe jashtë vendit, themelues dhe shef i parë i Katedrës së Albanologjisë, kryeredaktor i parë i revistave “Gjurmime albanologjike” dhe “Studime”, drejtor i Institutit Albanologjik, dekan i Fakultetit Filozofik, rektor i UP-së, kryetar i ASHAK-ut, ideator kryesor i Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare dhe drejtor i parë i tij, udhëheqës i shumë kandidatëve për titujt më të lartë akademikë; kryetar i parë i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Kosovë, Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës në vitet më të rënda për Kosovën dhe shqiptarët, pjesëmarrës i Konferencës së Rambujes etj. Për punën e tij shkencore-hulumtuese dhe publike mori shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër to edhe “Nderi i Kombit”, andaj dhe një herë

PROPOZOJMË

Për të saten herë, që njëri nga dy institucionet e larta arsimore-shkencore të Kosovës: Instituti Albanaolofjik i Prishtinës ose Fakultetit Filologjik, të emërtohet me emrin e Akademik Idriz Ajetit, kurse në një të ardhme të afërt, duhet ta shohim një shtatore për TE në kompleksin universitar të Prishtinës.

Ju falem nderit për durimin e treguar!

P.S.

Përurimi është organizuar në Bibliotekën “Fan S. Noli” të Gjilanit, ku fjalët e tyre, para një auditori të respektuar i paraqitën: Prof. dr. Isak Shema, Prof. dr. Agim Vinca, Prof. dr. Begzad Baliu dhe autori i këtyre rreshtave.Për mikpritjen e mysafirëve fjalë miradije shpërfaqi edhe drejtori i Bibliotekës, z. Qazim Azizi

Gjilan, 18.4.2025

Share This:

Tags: Idriz Ajeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, 10

10 May 2025
Lajme

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla

9 May 2025
Futboll

LRFGJ: “SC Gjilani” (U-17) shpallet kampione vjeshtore,

9 May 2025
Kulturë

LSHK-së dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërise,

9 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.