Sunday 22 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

Polonia shpall listën, Shqipëria beson te kualifikimi

Faqja e Bruce Lee shpreh ngushëllime për vdekjen e Chuck Norris

 Paraqitja e suksesshme e ekipit të Kosovës në takimet jubilare XL të zgjidhësve dhe sajuesëve të gjëzave të Kroacisë – Rabac 2024
Kuriozitete Lajme Sport Sporte tjera

Paraqitja e suksesshme e ekipit të Kosovës në takimet jubilare XL të zgjidhësve dhe sajuesëve të gjëzave të Kroacisë – Rabac 2024

3 May 2024 0 Comment 8 min read

AA

Prej 26-28 prill 2024, në HOTELIN “HEDERA”të RABAC-it (emërtimi i vjetër: ALBONA)të Kroacisë u mbajtën Takimet jubilare (40-ta) të sajuesëve dhe zgjidhësve të gjëzave( SOZAH 2024).Organizator të Takimeve ishte Federata e Gjëzasajuesve të Kroacisë.

Garat në sajimin e gjëzave u mbajtën më herët, duke shpallur konkurs në portalin e (dhe ndonjë portal tjetër) Federatës kroate, në disa kategori (fjalëkryq, rebus, figurë magjike dhe gjëza poetike), ku sajuesit ishin të obliguar që në llojet e gjëzave të parapara duhej të shënoheshin disa terme që lidheshin me rajonin ku mbahen Takimet – Istria.

Në këto Takime, sikurse dhe më parë, u ftuan gjëzasajuesit shqiptarë. Në garën e sajuesve të gjëzave me krijimet e tyre morën pjesë Skender Tullumi, Mensur Mamuti dhe Sadri Husmani. Pas vlerësimit të gjëzave të sajuara Juria shpalli renditjen e përgjithshme të fituesve ( shih tabelën e mëposhtme , e dërguar nga Mensur Mamuti).

Në këto Takime jubilare,gjëzasajuesi ynë SkenderTullumi, zuri vendin e dytë në kategorinë e gjëzës – figurë magjike.

DISA FJALË PËR RABAC-IN – emërtim i vjetër : ALBONA – vendi i mbajtjes së Takimeve të 40-ta të zgjidhësve të Kroacisë

Rabac dhe LABINI (emërtim i vjetër Albona) është një qytet turistik kroat në Gjirin e Kvarnerit, në juglindje të Labinit, në Istria, gadishull magjik i ndërfutur në adriatikun e nxehtë, (marrë nga udhëzuesi i Bashkësisë turistike të Labinit, 2024).

Port i gjatë,i vogël peshkimi, Rabac është zmadhuar në vitet 1970-të në një qytet turistik me vila dhe ndërtesa apartamentesh të shumta. Festivali i Rabacit është një festival i përvitshëm i muzikës elektronike që mbahet atje prej shumë vitesh, 3000 njerëz morën pjesë në vitin 2002!

Deri në fund të shekullit të 19-të, Rabac ishte një fshat i vogël peshkatarësh. Eksploruesi britanik Richard Francis Burton e vizitoi fshatin në vitin 1876 dhe e përmendi atë në librin e tij “The Seaboard of Istria.”

Rezidenca e parë verore u ndërtua në atë kohë nga familja Prohaska, por u shkatërrua më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hoteli i parë në Rabac, i quajtur Quarnaro, u hap më 11 qershor 1889.

Në Takime ishte planifikuar të shkonte ekipi në përbërje të Zijadin Hasani, Skender Tullumi dhe Mensur Mamuti, mirëpo për shkak të pasaportës M.Mamuti nuk mundi të vinte. Morën pjesë mbi 80 gjëzasajues dhe dashamirë të gjëzave.

Të premtën , 26 prill, në ora 21.00, filluan Garat në zgjidhjen e gjëzave “ Ҫvor open”, organizuar nga gjëzakuptuesi i njohur Stjepan Horvat, themelues i SHE “Ҫvor” e Bjellovarit. Kurse të shtunën në ora 10.00, zyrtarisht hapen Takimet jubilare, 40-ta të zgjidhësve dhe sajuesve të gjëzave. Në ora 10.30 – 12h u mbajtën garat në zgjidhjen e gjëzave dhe pas saj gara në zgjidhjen e gjëzave logjike.

Storje suksesi i këtyre Takimeve ishte prezantimi i enigmatikës shqiptare nëpërmjet të botimeve tona, revistës Horizonti dhe librit shqip enigmologjik, të botuar sivjet nga autori dr. Zijadin V.Hasani, njëri ndër themeluesit kryesot të SHE “Ndre Mjeda”( Gjilan, 1980).

Zijadin Hasani, kryeredaktor i revistës “Horizonti”, shpërndau disa numra të revistës që doli sivjet dhe zhvilloi bisedë me gjëzasajuesit e pranishëm për librin e ri enigmologjik, gjithashtu i botuar në janar të 2024, “RROKJEKRYQ MAGJIK 5 X 5 DHE 6 X 6”, i cili zgjoi interesim te njohësit e gjëzakuptimit apo enigmatikës, siç janë J. Nediq, Slavko Bovan, Stjepan Horvat, Nedelko Nediq, Zhivko Barishiq, Boris Nazanski, me qenë se në këtë libër janë krijuar rrokjekryqe që paraqesin, jo vetem rekorde kombëtare.

Në mbrëmje u shpallën fituesit e të gjitha kategorive të gjëzave dhe u debatua për çështje të ndryshme të gjëzakuptimit, organizimit të manifestimeve enigmologjike e popullarizimin e kësaj lëmie specifike të krijimtarisë.

Në këto gara, Zhivko Barishiq nga Rijeka u shpall kampion i Kroacisë në sajimin e gjëzave, i dyti M. Mihaleviq nga Omishi dhe Pero Galogazha i treti. Ekipi “Ҫvor” nga Bjellovari i pari, pastaj ekipi i Kikindës dhe Rashqica e Omishit.

Në zgjidhjen e gjëzave kampion ishte P. Galogazha nga Bjelovari, pas tij Nebojsha Dragimiroviq nga Banja Luka dhe Zhelko Jandragiq nga Bjellovari.

Kjo ngjarje enigmologjike është një shembull i ndërlidhjes së enigmatikës dhe turizmit, me gjasë i huazuar nga modeli italian i organizmit të këtyre takimeve, të garave, të gjëzasajuesve dhe dashamirëve të gjëzave.

InfoNdreMjeda zhasani

Share This:

Tags: Horizonti Koosva
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
Uncategorised

Tri ndeshje vendimtare në Superligë, derbi i

22 March 2026
Lajme

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin

17 February 2026

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republika e Kosovës,

Kuriozitete Lajme Librari Natyra Opinione

“HORIZONTI” – shkollë dhe prijatare e enigmatikës

1 February 2026

Më 15 janar 1981, në Gjilan, doli nga shtypi numri i parë i revistës

Arte tjera Kulturë Lajme Librari Opinione

Enigmatika në qendër të “Flakës së Janarit

1 February 2026

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, janë shpallur rezultatet e Garës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.