Osmani pritet në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka pritur të mërkurën në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në pritje është intonuar edhe himni i Republikës së Kosovës dhe ai i Bashkimit Evropian.
Takimi është zhvilluar pak para se presidentja Osmani t’i adresohet Parlamentit Evropian.
Kujtojmë se Osmani ka mbërritur në Strasburg të Francës të martën, ndërsa rreth orës 13:30 do t’i drejtohet seancës plenare të PE-së.
Vizita e Osmanit në Strasburg vjen në një kohë tensionesh në veri të Republikës së Kosovës dhe paralajmërimeve për një pako sanksionesh ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.