Thursday 5 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

Kreret e shtetit bashkë me Rifat Jasharin bëjnë homazhe te obelisku i UÇK-së në kazermën

Shabani i fton qytetarët që t’i regjistrojnë lindjet dhe vdekjet, s’ka gjoba

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit (LRFGJ) organizon programin e edukimit kundër dopingut

Pensionohet Ismet Sylaj nga Kompania Regjionale e Ujësjellësit – KRU “Hidromorava” në Kamenicë

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

Kosova sfidon Finlandën sonte në kualifikimet për Kampionatin Evropian në hendboll

Osmani: Sot kujtojmë momentin kur Kosova vendosi mos të jetojë e gjunjëzuar

Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell, maksimalja shkon deri në 17°C

 Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së
Lajme

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së

5 March 2026 0 Comment 4 min read

AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ku edhe u bë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, tha FSK është trashëgimtare e UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte zëri i një populli të shtypur. Ishte organizimi i guximit dhe shpresës që u ngrit kundër padrejtësisë. Ishte ndërgjegjja kombëtare që nuk pranoi të heshtë. Epopeja e marsit ’98 është dëshmi se liria fitohet me sakrificë, me unitet, me besim në të drejtën tonë për të jetuar të lirë në vatrat tona shekullore. Sot krenaria jonë nuk qëndron vetëm në të kaluarën. Ajo marshon para nesh me uniformë moderne, me profesionalizëm të lartë dhe me përkushtim të palëkundur ndaj Republikës sonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare denje e UÇK-së. Ajo bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit. E trajnuar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, e pajisur me kapacitete moderne dhe me trupa të përgatitur profesionalisht, FSK-ja sot është e gatshme për çdo sfidë. FSK-ja jo vetëm që është e aftë ta mbrojë atdheun në çdo kohë, por është gjithashtu e përgatitur të kontribuojë edhe në misione ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë globale”, tha Osmani.

Ajo po ashtu tha se në Prekaz, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan shtëpinë në kështjellë rezistence, e gjakun e tyre në vulë të lirisë.

“Në këtë manifestim madhështor për Epopenë e UÇK-së në ditën e kazermës ‘Adem Jashari’, ne rikujtojmë çmimin e lirisë dhe betimin që u bë që ne sot të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Në këtë tokë që dikur u drodh nga krismat e armëve të lirisë, sot qëndron krenare kazerma ‘Adem Jashari’, një emër që nuk është thjesht emërtim institucional, por është mbi të gjitha një amanet. Është përkujtim i përjetshëm i një figure që është bërë simbol i përjetësisë kombëtare, komandantit legjendar Adem Jashari dhe i gjithë familjes Jashari. Ata nuk zgjodhën rrugën e lehtë, por zgjodhën sakrificën, përballjen dhe mbi të gjitha përjetësinë. Në Prekaz, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan shtëpinë në kështjellë rezistence, e gjakun e tyre në vulë të lirisë dhe të pavarësisë sonë. Familja Jashari është altar i lirisë kombëtare dhe krenari e çdo shqiptari”, tha ajo./Ekonomia Online.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Nis monitorimi i çmimit të karburantit në

5 March 2026
Lajme

Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është

5 March 2026
Lajme

Kreret e shtetit bashkë me Rifat Jasharin

5 March 2026
Lajme

Shabani i fton qytetarët që t’i regjistrojnë

5 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Osmani pritet të mbajë konferencë për media

5 March 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot një konferencë për media. Nga

Lajme

Osmani: Sot kujtojmë momentin kur Kosova vendosi

5 March 2026

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në shënimin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë

Lajme

Presidentja Osmani dekreton Buxhetin 2026

28 February 2026

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekretuar të premten Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.