Thursday 2 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave Sociale – investim i Telkos

Elon Musk, i pari në botë me pasuri mbi 500 miliardë dollarë

UKZ ka mirëpritur studentët me rastin e fillimit të Vitit Akademik 2025/2026

Ja cilat do të jenë 3 pojektet kryesore të Pogragjës, në Qeverisjen e Arbër Ismajlit

Mbyllja e qeverisë amerikane, Ambasada e ShBA’së në Kosovë del me njoftim sa i përket

QKMF-ja, bëhet me ultrazë modern dhe pajisje mjekësore

Alban Hyseni: Po shtrëngojmë shumë duar, sepse kemi punuar me nder e dinjitet

UKZ mirëpret delegacionin e PH Zug

Trump prezantoi planin për Gazën, reagon Erdogan

Alban Hyseni: “Për 4 vjet, kemi investuar mbi 1.5 milionë euro në rrjetin e ujësjellësit

 Osmani fiton çmimin “M100 Media”, cilësohet si zë i domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike
Lajme

Osmani fiton çmimin “M100 Media”, cilësohet si zë i domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike

22 August 2024 0 Comment 4 min read

AA

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin mediatik “M100 Media”.

Ky çmim u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit si dhe mirëkuptimit evropian.

Çmimi do të ndahet më 12 shtator të këtij viti në në Orangery of Sanssouci Park në Potsdam të Gjermanisë, ku përveç Osmanit, i njëjti çmim do t’i ndahet edhe kryeministrit polak, Donald Tusk, teksa si folës kryesor do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kryebashkiaku i Potsdamit dhe kryetari i Bordit Këshillimor të M100, Mike Schubert,foli mbi vendimin që Osmani e Tusk të nderohet me çmimin mediatik “M100 Media”, ku për të parën e shtetit të Kosovës dhe kryeministrit polak tha se janë zëra të domosdoshëm për shoqëritë e lira dhe demokratike në këto kohë sfiduese.

“Ata janë pionierët për një Evropë moderne dhe të qëndrueshme. Vjosa Osmani ka treguar vendosmëri dhe largpamësi në avokimin e demokracisë së re në një rajon të shënuar prej kohësh nga konflikte, duke treguar rëndësinë kritike të mbrojtjes së lirisë dhe drejtësisë”.

Donald Tusk përfaqëson një luftë të palëkundur kundër autokracisë dhe natyrës së panegociueshme të vlerave demokratike. Të dy – Vjosa Osmani-Sadriu dhe Donald Tusk – vendosin të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në themel të veprimeve të tyre. Zërat e tyre janë të paçmuar tani – jo vetëm për vendet e tyre, por për të gjithë kontinentin. Ata nuk janë vetëm evropianë të përkushtuar, por mbi të gjitha, të detyrueshëm. Puna e tyre vendos standarde dhe është frymëzuese”, tha Schubert.

Ndërsa, në njoftimin e “M100 Sanssouci Colloquium”, u tha se Osmani, që nga fillimi i karrierës së saj politike, ka avokuar pa u lodh për reforma, forcimin e demokracisë, kursin pro-evropian, luftën kundër korrupsionit si dhe barazinë dhe të drejtat e grave në Kosovë e më gjerë.

“Presidentja Osmani është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave, presidentja Osmani është e palëkundur në dërgimin e një sinjali të fortë pro-evropian se demokracia dhe liria duhet të mbrohen si arritje thelbësore”, thuhet ndër të tjera nga “M100 Sanssouci Colloquium”.

Share This:

Tags: Vjosa Osmani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Drita e nis me barazim aventurën evropiane

2 October 2025
Futboll

Mbyllet pjesa e parë! Drita shkon në

2 October 2025
Lajme

Në UKZ u përurua Laboratori i Shkencave

2 October 2025
Lajme

Elon Musk, i pari në botë me

2 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Osmani në Philadelphia: Pritje madhështore në shtëpinë

28 September 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur nga mërgata në Philadelphia.

Lajme

Rrëfimin e Kosovës nga çlirimi deri më

28 September 2025

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton në Nju Jork. Përmes

Lajme

Osmani takon Trump: Kosova do të jetë

27 September 2025

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj amerikan, Donald Trump. Përmes një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.