Saturday 13 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri i Pakistanit humb durimin – hyn pa ftuar

Kryetari Hyseni, u prit nga kryetari i Yıldırımit, Okay Yilmaz

Riola Hysa, fituese e çmimit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike « Fest Folk »

Sllovakët po shesin biletat, marrin masat që ato mos të përfundojnë te tifozët e Kosovës

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë e FBI-së

Një e vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prizreni mori zyrtarisht çmimin “Qyteti Evropian i Sportit 2026” në Parlamentin Evropian në Bruksel

Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me bllokim fondesh, pasivizim adresash dhe krizë sigurie

 Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

18 July 2025 0 Comment 4 min read

AA

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u bëjnë thirrje të gjitha partive politike, veçanërisht partisë së parë, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

Gazmend Syla, nga Organizata e Veteranëve të Luftës, në konferencë për media tha se 48 tentimet e dështuara për konstituim tregojnë mungesë të vullnetit politik për zgjidhje.

“Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, apo kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së po e ndjekin me shqetësim të madh ngërçin e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kjo situatë e krijuar së fundmi, ku janë bërë 48 tentime për konstituim, tregon qartë se partitë politike nuk kanë vullnet të sinqertë për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga ky bllokim institucional”, tha Syla.

Ai kujtoi se Gjykata Kushtetuese ka caktuar afatin përfundimtar për konstituim më 26 korrik 2025 dhe paralajmëroi se mosrespektimi i këtij vendimi përbën shkelje të Kushtetutës.

“Ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, me theks të veçantë partisë së parë që ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare, që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve, sepse kjo situatë është e papranueshme për ne si kategori të dala nga lufta. Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik në vend, ka dhënë një vendim të qartë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet deri më 26 korrik 2025. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë privilegje. Ne nuk po kërkojmë favore politike. Ne po kërkojmë vetëm një gjë: zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse nuk ka reflektim”, tha Syla, duke shtuar se Kosova është ndërtuar me gjak dhe nuk do të lejohet që kjo sakrificë të nëpërkëmbet.

“Nëse ky vend nuk funksionon mbi bazën e Kushtetutës, atëherë për çfarë kemi luftuar ne? Nëse institucionet nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë kush tjetër duhet t’i respektojë ato para tyre? Shteti nuk mund të mbahet peng nga asnjë individ, qoftë ai edhe Kryeministër. Nëse deri më 26 korrik nuk ka reflektim nga partitë politike për ta zgjidhur këtë situatë, ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së nuk do të qëndrojmë duarkryq. Kosova është ndërtuar me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të këtij populli, dhe ne nuk do ta lejojmë askënd të nëpërkëmbë këtë sakrificë”, shtoi ai. /eo

Share This:

Tags: Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën

13 December 2025
Lajme

E lanë të presë 40 minuta, kryeministri

13 December 2025
Futboll

Kompania e njohur bën ofertë zyrtare prej

13 December 2025
Futboll

Albi MAll Superliga – dita e ndeshjeve:

13 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Policja e parë e graduar e Kosovës

12 December 2025

Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës, dhe e para police

Lajme

Nga Faton Bislimi – ShBA: Qëndrimet e

8 December 2025

Një ndër ligjet më të rëndësishme në SHBA është NDAA – National Defense Authorization

Futboll Kampionati Botërorë Sport

Kosova nuk ka luajtur me asnjërin prej

6 December 2025

Kosova, e cila bën pjesë në Grupin D të kundërshtarëve të mundshëm në rrugëtimin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.