
Nxënës të ShMTU “Mulla Idriz Gjilani” nga Velekinca, vizitë edukative në (QMF) – Qendrën e Mjekësisë Familjare – Gjilan
Në kuadër të mësimit për profesionet dhe edukimin shëndetësor, nxënësit e klasave të dyta të shkollës sonë realizuan një vizitë edukative në Qendrën e Mjekësisë Familjare, Gjilan (QMF).

Qëllimi i kësaj vizite ishte që nxënësit të njihen nga afër me profesionistët e shëndetit dhe punën që ata bëjnë çdo ditë për kujdesin ndaj nesh.
Faleminderim të veçantë për stafin e QMF-së për mikpritjen dhe bashkëpunimin si dhe për mësimdhënësit: Bahtije Klaiçi, Bujar Ferati dhe Genisë Kastrati, që mundësuan këtë eksperiencë të vlefshme për nxënësit tanë!
