Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

 “Nuk e kemi parë kurrë Shqipërinë kështu, çfarë po ndodh?”! Silvinjo tregon kaosin e fitores 3-0 kundër Çekisë: Janë 15 milionë shqiptarë në botë
Futboll Sport

“Nuk e kemi parë kurrë Shqipërinë kështu, çfarë po ndodh?”! Silvinjo tregon kaosin e fitores 3-0 kundër Çekisë: Janë 15 milionë shqiptarë në botë

25 January 2024 0 Comment 6 min read

AA

Silvinjo ishte i ftuar në podkastin “Zero-Zero” në Portugali, ku ka folur për gjithë eksperiencën e deri tanishme me Shqipërinë.

Trajneri portugez ka treguar më në detaje gjithë punën e bërë me Kombëtaren, por njëkohësisht edhe përjetimet e tij. Interesante është momenti kur Shqipëria fitoi 3-0 me çekët dhe Silvinjo i stresuar nuk mund të flinte gjumë, pasi në vend u mendua kualifikimi në Europian i arritur përpara kohe. Gjithashtu trajneri vlerësoi punën e FSHF dhe të trajnerëve të mëparshëm te Shqipëria që kanë ndërtuar këtë proces fitues.

“FSHF? Një federatë shumë e evoluar, një godinë krejtësisht e re, më shumë se 100 punonjës, katër kate ekskluzive për punën tonë. Presidenti është në katin e katërt, ne jemi në të dytin, shkojmë në punë çdo ditë në nëntë të mëngjesit dhe largohemi në pesë pasdite. Arritëm në janar, ndeshja e parë ishte në mars kundër Polonisë dhe kishim një qendër stërvitore krejt të re, gati për të nisur. Kemi bërë shumë vizita te futbollistët, presidenti ka qenë gjithmonë në ndihmë. Kam gjetur një federatë shumë të strukturuar.

Ishte një punë shumë e ndryshme nga çdo gjë që kisha bërë më parë. Historia e Shqipërisë është shumë e pasur. Janë tre milionë shqiptarë që jetojnë në vend dhe 15 milionë të tjerë jetojnë në territore të tjera. Kemi sportistë me kombësi italiane, zvicerane apo gjermane dhe me origjinë absolute shqiptare. Federata po e kryen këtë punë identifikimi dhe nuk është punë dytësore. Kemi pasur tetë ndeshje kualifikuese, disa tashmë janë thirrur dhe të tjera mund të vijnë në të ardhmen.

Natën kur u kualifikuam në Euro24, përmenda dy trajnerë që ishin në kombëtare para nesh dhe që lanë gjëra shumë pozitive. Njerëzit duhet ta kuptojnë procesin dhe ky proces nuk është gjithmonë i shpejtë. Para se të mbërrinim, kjo strukturë federative po i ndihmonte futbollistët tanë të rriteshin. Ata janë mësuar të luajnë kundër klubeve të mëdha, kundërshtarëve të mëdhenj dhe të kenë përgjegjësinë për të fituar. E gjithë kjo formëson një atlet. Ne kemi shtuar një metodë, një ide, por kemi përfituar nga trashëgimia e lënë pas.

Ne analizuam grupin kualifikues ku ishim dhe, po, është e vërtetë, atje nuk kishte kampion bote. Franca, Anglia, Spanja… nuk kishte vend të garantuar, një superfuqi. Por kishte Çekinë dhe Poloninë, të cilët ishin favoritë. Kualifikimi do të varej më shumë nga ne dhe arritëm të fusim në mendjen e futbollistëve se kishim një shans të mirë. Ramadani është figurë e zemrës dhe shpirtit të pastër. E organizuam ekipin, i dhamë koncepte taktike, gjithçka kërkon futbolli. Por gjëja më e rëndësishme ishte të ishim bashkë dhe të lëviznim në të njëjtin drejtim.

E dimë që grupi është shumë i vështirë. Ne duhet të testojmë forcën tonë. Në federatën shqiptare janë dy situata shumë të qarta për ne: e para është Europiani dhe ne duhet të zhvillojmë një Europian të ndershëm, të fortë, me karakteristikat e ekipit tonë dhe nuk mund t’i ndryshojmë, idetë tona janë të panegociueshme.

A janë të vogla mundësitë tona? Po minimale. Pjesa e dytë përfshin përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë në më shumë kampionate evropiane dhe të fillojë të mendojë për të qenë në Kupën e Botës. Të dyja pikat janë të vështira, por ne jemi në një linjë të përkryer me federatën.

Ne kemi filluar të punojmë për këtë menaxhim edhe para përfundimit të kualifikimit. Është e vërtetë, ka një atmosferë euforie të madhe. Kur ndeshja kundër Çekisë në shtëpi përfundoi 3-0, nuk më zinte gjumi. ‘Si do ta menaxhojmë gjithë këtë?’.

Njerëzit na telefonuan, pyetën se çfarë po ndodhte, thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë dhe se qyteti i Tiranës po lëshonte fishekzjarre. Epo, gjithçka ishte shumë mirë, por trajneri nuk po flinte (qesh). Kemi pasur takime me lojtarët dhe nuk mund ta humbim realitetin. Duhet të vendosim synime të arritshme, nuk mund të themi se shkojmë në këtë grup dhe është e detyrueshme të kalojmë. Ne duam vazhdimësi, të jemi shpesh në Kampionatin Evropian, por është e rëndësishme të kontrollohet kjo eufori. Tifozi nuk ka kufi, ka të drejtë të ëndërrojë për kombëtaren, por brenda vendit duhet të krijojmë një linjë pune të ndërgjegjshme”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Share This:

Tags: Silvinjo
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
Lajme

Përfundon pjesa e parë e Provimit të

21 June 2025
RELATED Stories for you
Futboll Kampionati Botërorë Sport

Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, ëndërrojmë

16 March 2025

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj

Futboll Sport

Konferenca për mediat/ Trajneri Silvinjo: Nisim një

15 March 2025

Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj

Kampionati Europian Sport

Dita Arbëreshe/ Trajneri Silvinjo nderohet nga Kryeministri

22 November 2023

Në kuadër të Ditës Arbëreshe, personalitete të shquara janë nderuar me “Shqiponjën e Artë”

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.