Tuesday 15 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Eskalojnë zjarret në Tugjec të Kamenicës, reagon nënkryetari Faton Jakupi: “Situata paraqitet serioze por tashmë

Ja si mund ta shihni – FC Drita del me njoftim për transmetimin e ndeshjes

Zbulohet formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube

Elon Musk publikon një hartë të natalitetit në Evropë, në të Kosova renditet me normën

Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë

Pas dështimit të 47 të seancës, zyrtarja amerikane larg syrit të mediave takohet me Abdixhikun

Lajmi i fundit: Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Shifra e statistika: – Mijëra shërbime specialistike janë ofruar për 71593 pacientë në Spitalin e

Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin Publik

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

 Nuhiu | Kërkoj vazhdimësinë nga skuadra
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Nuhiu | Kërkoj vazhdimësinë nga skuadra

30 November 2024 0 Comment 6 min read

AA

Ardian Nuhiu ka bërë thirrje nga konferenca e shtypit për futbollistët e tij që të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive, pasi që potenciali i tyre mund ta arrij këtë gjë.

Në prag të sfidës kampionale ndaj Malishevës, kryetrajneri Nuhiu e ka vlerësuar lartë oponentin e së dielës, pasi që në vitet e fundit ka zhvilluar futboll të bukur dhe ka prodhuar futbollistë cilësor.

“Ndeshje e fortë dhe po aq e rëndësishme. Nga skuadra kërkoj vazhdimësinë sepse në futboll është e rëndësishme të kesh kontinuitet të rezultateve pozitive. Mënyra se si e kemi zhvilluar ndeshjen e fundit nga skuadra më ka pëlqyer. Kërkoj çasjen dhe ritmin e njejtë. Për duelin e nesërm kemi përgatitur një formë ndryshe që ta zhvillojmë takimin, pasi që përballë nesh kemi një skuadër kualitative. Me grupin kemi analizuar mjaftueshëm gjatë javës ekipin kundërshtar, i cili është rritur viteve të fundit. Do të përqendrohemi te skuadra jonë dhe të marrim më të mirën nga gjithësecili. Në momentin që skuadra ime i bashkon forcat jam i bindur që do të marrim maksimumin e pikëve sepse ky tre pikësh është tepër i rëndësishëm për vazhdimësinë”, potencoi ndër të tjerash Nuhiu.

Objektivi për ndeshjet e mbetura?

“Ka edhe shumë pikë deri në mbyllje të stinorit vjeshtor dhe ne jemi shumë të përqendruar si grup që çdo ndeshje të kemi çasje super serioze, të kemi personalitet dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një, duke filluar nga ndeshja e nesërme”.

Përgjegjësitë mbi trajnerin!

“Përgjegjësitë gjithmonë do t’i marr unë. Në momentin që futbollistët e mi ndjekin udhëzimet e mia brenda fushës, atëherë përgjegjësia gjithmonë do të jetë e trajnerit, sepse unë i orientoj, apo drejtoj të shkojmë në atë rrugë. Në momentin që nuk marrim rezultatin e kërkuar, përgjegjësia është te unë. Futbollistët lëreni të qetë, fajin kërkojeni te unë. Gjithkçka që është negative është te unë, gjithçka që është pozitive është e futbollistëve”.

Gjilani në fundin e stinorit vjeshtor?

“Përqendrimin maksimal e kemi vetëm te ndeshja e nesërme. Kërkojmë të shohim para vetëm nga ndeshja e nesërme, të kemi fokusin dhe përqendrimin maksimal për ti arkëtuar pikët e plota, pastaj do të mendojmë për ndeshjet tjera. Ne futemi në ndeshje gjithmonë për fitore, prandaj besojmë që mund ta fitojmë secilën ndeshje”.

Stabiliteti i rezultateve?

“Është e rëndësishme vazhdimësia e rezultateve pozitive. Luhatja e rezultateve ka ardhur pasi që në klub është gjithçka risi. Trajneri ri, me ide të reja, futbollist të rinj dhe normalisht që duhet kohë për t’u ambientuar. Nuk është e lehtë të ndryshosh diçka të cilën e kë mësuar vite më herët. Këtë luhatje nuk do ta kemi pas fazës tjetër përgatitore, pasi që ekipi do të filloj të stabilizohet”.

Fondi i futbollistëve?

“Kemi futbollist cilësor dhe këtë do ta dëshmoj koha. Po e ritheksoj që idetë e reja dojnë kohë. Filozofia e trajnerit do kohë për t’u implementuar. Për potencial të skuadrës time e njoh shumë mirë kampionatin dhe jam i bindur që kemi futbollist shumë kualitativ dhe një periudh të shkurtër do të krenohemi me lojtarët të cilët i kemi, pasi që do t’i shohim në kampionate të forta”.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Share This:

Tags: Nuhiu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Opera e Kosovës sjell në Prishtinë Operën

15 July 2025
Lajme

Eskalojnë zjarret në Tugjec të Kamenicës, reagon

15 July 2025
Uncategorised

GJYKATA THEMELORE – GJILAN – PRZANTON: Raporti

15 July 2025
Lajme

Ja si mund ta shihni – FC

15 July 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.