Sunday 4 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pritje deri në 90 minuta në Merdarë për të dalë nga Kosova

Digjen dy vetura në parkingun e një autosalloni në Graçanicë

Raporti i Policisë: Mbi 1800 gjoba trafiku 86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

DASh: Trump është njeri që vepron, nëse se keni ditur më parë, tani e dini

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Xhemajl Xhemajli

Momenti kur Maduro nxirret na aeroplani, pas arritjes në New York

Kompania demanton lajmin për djegien e autobusit që po udhëtonte nga Kosova në Zvicër

Digjet autobusi që po shkonte nga Kosova në Zvicër

Trump: SHBA-ja do ta drejtojë Venezuelën derisa të ndodh një tranzicion i sigurt i pushtetit

Cakolli tregon sa deputetë marrin partitë: Votat në ambasada s’ndërrojnë asgjë, ato me postë me

 Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, një prej temave kryesore të debatit në samitin BE-Ballkani Perëndimor
Uncategorised

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, një prej temave kryesore të debatit në samitin BE-Ballkani Perëndimor

8 December 2023 0 Comment 7 min read

AA

Më 13 dhjetor në Bruksel pritet të zhvillohet samiti i përbashkët i liderëve të Bashkimit Evropian me kolegët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosovën në këtë samit pritet ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa Serbinë kryeministrja Ana Bërnabiq.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të jetë një prej temave kryesore të debatit pasi vlerësohet se këto raporte janë kyçe për stabilitetin e gjithë rajonit. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Në këtë samit pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët, me të cilën do të konfirmohet, nga njëra anë, orientimi strategjik i rajonit për integrim në BE, dhe në anën tjetër, edhe përkushtimi i BE-së në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e deklaratës që pritet të miratohet në këtë samit.

Bashkimi Evropian edhe përmes kësaj deklarate do të përsërisë përkushtimin e pa rezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e këtij procesi, bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate në procesin e reformave dhe përmbushjen e kritereve.

Këtu, para së gjithash, nënvizohet nevoja për progres në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe në respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian.

Teksti i draftit është përpiluar nga Bashkimi Evropian dhe pritet që atë ta mbështesin edhe liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Edhe nga ky samit pritet t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që pa vonesa t’i përmbushin obligimet nga dialogu të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian.

“Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe përfaqësuesit të posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Presim angazhim konstruktiv nga palët për të arritur progres të shpejtë në normalizimin e raporteve të tyre, që është kyç për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë rajonin dhe për të siguruar avancimin e të dyja palëve në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e kësaj deklarate të përbashkët.

“U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet më tej në pjesën që u kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Aty, po ashtu, përsëritet edhe ftesa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne, po ashtu, presim nga palët që të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat e BE-së dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara që mund të çojnë deri te tensionet e reja dhe dhuna, si dhe të përmbahen nga retorika e cila nuk është në përputhje me normalizimin e raporteve”, thuhet në tekst.

Bashkimi Evropian do t’u bëjë ftesë të gjithë partnerëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që t’’ zgjidhin të gjitha mospajtimet e tyre dhe çështjet e hapura.

BE-ja në këtë samit do të shprehë edhe përkushtimin për të ndihmuar vendet e rajonit në përballje me pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, si në aspektin e energjisë, ashtu edhe në përballje me kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia.

Sa i përket qëndrimeve ndaj Rusisë, BE-ja pritet të shprehë mirënjohje për vendet, të cilat janë përshtatur me qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe të kërkojë nga ato që nuk e kanë bërë një gjë të tillë që ta bëjnë sa më parë. Kjo ka të bëjë, para së gjithash, me Serbinë, që vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon që nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

“Përderisa ne thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ne u bëjmë ftesë atyre që të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përshtatjes së plotë me politikën e e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë edhe masat restriktive të BE-së në këtë drejtim. Ne vlerësojmë ata partnerë nga Ballkani Perëndimor, të cilët tashmë kanë dëshmuar përkushtimin e tyre strategjik duke u përshtatur në tërësi me politikën e jashtme të BE -së dhe i inkurajojmë ato të cilat nuk e kanë bërë një gjë të tillë deri më tash që ta ndjekin këtë rrugë. Ne, po ashtu, i inkurajojmë përpjekjet e përmirësuara për të zbatuar masat restriktive dhe parandalimin e anashkalimit të tyre”, thuhet në këtë tekst.

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 13 dhjetor, një ditë para se të mblidhet edhe Këshilli Evropian, ku zgjerimi do të jetë njëra prej temave kryesore.

Share This:

Tags: BE Kosova
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Pritje deri në 90 minuta në Merdarë

4 January 2026
Lajme

Digjen dy vetura në parkingun e një

4 January 2026
Futboll

Zhegrova bën diferencën, por Juventus dështoi të

4 January 2026
Lajme

Raporti i Policisë: Mbi 1800 gjoba trafiku

4 January 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës kërkohet nga

29 December 2025

Albion Rrahmani pritet të largohet nga Sparta e Pragës gjatë merkatos së janarit. Për

Lajme

BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin

29 December 2025

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas

Lajme

Procesi zgjedhor nis jashtë vendit, po voton

27 December 2025

Sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.