Nis procesi i shpronësimit të pronave në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana
Me vendim të parë të Qeverisë, nis procesi i shpronësimit të pronave në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana.
Lajmin e ka publikuar ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku.
“Duke marrë parasysh rëndësinë e trashëgimisë arkeologjike, Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ministri Çeku në faqen e tij.
Ministri Çekaj po aty, ka falënderuar Ministrinë e Mjedisi dhe Planifikimt Hapësinor.
“Falënderime Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunim dhe mbështetje përgjatë procesit”, shkroi Çeku.