Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Nis festivali EtnoFest edicioni 14 – Spektakël artistik ku gërsheohen mrekullisht tradita, arti dhe modernja
Arte Pamore Arte tjera Kulturë Muzikë Teatër

Nis festivali EtnoFest edicioni 14 – Spektakël artistik ku gërsheohen mrekullisht tradita, arti dhe modernja

12 August 2024 0 Comment 15 min read

AA

Poshtë në skenën antike rituali i pjekjes së flisë që shpreh mikëpritjen për mysafirë. Lartë mbi këtë objekt grupi nga Rrajca Shqipëri nis gjamën e mortit të burrave si rit i përcjelljes për të vdekurin.

Aktorja Sheqerie Buçaj interpreton motrën e cila bënë nga një rend flije për dritësimin e shpirtrave që nuk janë më. Kur vdes dikush lindja është po aty gjëma zëvendësohet me gëzim nis dasma.

Shkruan: Agron Gërguri, dramaturg

Aty ku takohen vdekja dhe jeta puqen gëzimi dhe dhembja, Plakat e grupit të Rrajcës krejt autentike kënduan këngë nusesh të shoqëruara nga Ansambli “Zëri Kosovës” nga Fushë- Kosova. Nisi kështu “EtnoFest”, edicioni i 14-të.

Me përjetime dashurie krejt të lirë e të lumtur spektatorët në vazhdim mirëpriten me tingujt e violinës, pianos e violinçelos, në pikëtakim të kohëve një vlerë që buron nga trashëgimia e modernizuar, një pasuri e cila po shpalosej natën e parë të EtnoFest-it, si një argument se megjithatë ka gjasë për një kosolidim të sistemit të vlerave kur e dijmë dhe e prekim ndjenjash origjinën.

Kuarteti i harqeve “Amati” ekzekutuan “O vendi im” me tingujt e violinës e çelos përçonin dashurinë për të prekur çaste lumturie me dozën artistike, si terapi antidepresive nga jeta e kontaminuar keqësisht nga politika.Për të plotësuar hapësirën e kënaqësisë artistike okteti interpretoi një nga këngët e vjetra arbëreshe “E bukura More”.

Sihana Badivuku me violinë dhe kuarteti i harkor “Amati” mahnitën me interpretimin e këngës e njohur të Nexhmie Pagarushës “Kam rrit shtatin” dhe “Ma fal atë buzëqeshje” e më mbushë me lumturi të ilustruara me gjimnastikë ritmike nga Fiona Kongjeli.Pastaj në skenën e amfiteatrit doli kori i fëmijëve “Okarina” me “Valsinë e lumturisë” për të prekur kulmin e ndjenjave të mira me këngën “Mos na e prishni lumturinë”, bashkë me korin “Okarina” dhe sopranon Adelina Paloja në përkujdesjen e Elikona Hysajt, entuziazmuan mysafirët me vibrimet artistike që përçuan duke realizuar një komponim të bukur artistik. Për të vënë pikën mbi i me këngën “Unë biri yt Kosovë” e kënduar nga të gjithë me solisten e mrekullueshme Adelina Paloja, e cila me këndimin e saj përmbushi me kënaqësi artistike të pranishmit.

Arti si terapi e lumturimit

Festivali nisi si kurrë më parë me një mbrëmje artistikisht spektakolare ku secili nga të pranishmit ndihej i përfshirë në bukurinë e interpretimeve artistike me bazë etnosin një pikëtakim kohësh që unifikonin idenë e ideatorit se rruga deri te lumturia kalon përmes dashurisë, lirisë derisa ura për të dal matanë tek ajo që duam (duhet) të jemi është arti, kultura ajo palca e cila e bënë kuptimplotë poezinë e kënduar të Ali Podrimes “Unë biri yt Kosovë” çiltërt, pa patetikë dhe domethënshëm.

Spontaniteti dhe përfshirja e spektatorëve

…dhe vërtetë hapjen e përshkoj një lumturim si një gjendje e krijuar krejt spontanisht e cila ndodhi në natën e parë të EtnoFestit. Organizimi, programi, pa fjalime politike të gjithë frymuan me e për kulturën dhe artin. Moderatorët e festivalit Shpetim Kastrati dhe Sheqerie Buçaj dolën tek në fund për t’ na treguar se festivali nisi pastaj shpërthyen fishekëzjarret.Takime, ushqime tradicionale, nisur me fli, pite të ndryshme, ekspozitat e hapura, gjithçka funksionoi përpikërisht.EtnoFest-i nisi mbarësisht dhe në funksion të misionit artistik e kulturor në afirmim të vlerave të trashëgimisë dhe trajtimit modern të tyre.Gjithçka ishte thejshtësisht e përkryer dhe spontane, kjo bëri që secili nga mysafirët të ndihet edhe si pjesë e skenarit të hapjes së festivalit të cilin e kishte ideuar Fadil Hysaj ndërsa në formulimin skenik kishin kontribuuar Mario Biagino dhe Ilirijana Arifi.

Mbrëmjen apo “Etno nejen” e bëri të hareshme këngëtari Mendim Shala, këngë, vallëzime deri në orët e vona.

Ekspozitat e përhershme të “EtnoFestit” 2024

Gjatë ditëve të EtnoFest-it 10 – 18 gusht 2024 do të jenë të hapura ekspozita të piktorëve, skulptorëve: Nysret Salihamixhiq “ Vallëzime ngjyrash”, pikturë, Diella Vala “ Frymë antike”, pikturë, Haxhi Gjoni “Bukuroshja e fjetur”, skulpturë, Albulen Neziri “Variacione sporituale” skulpturë-pikturë, Korab Kraja “Nga trashëgimia e Krajës dhe Ulqinit”, fotografi, Teuta Ibraj “Gjurmë lumtirie”, grafikë, Yllka Brada dhe Jakup Ferri “Ten ten”, performansë koreografike me tingujt muzikor të Nik Mazrekut, Kaqusha Jashari “Peisazhe me Diell, kulla dhe lule”, pikturë, Laura Sllamniku – Kryeziu “Vallëzime dhe e zjarri”, qeramikë, Ermira Belegu Deçani, Fatos Kabashi “Avatarja me plis”, U prezantua edhe arti i poqarisë me poqarin Luan Qukuri ndërsa do jetë e hapur edhe Ekspozita me eksponate etnografike në Muzeun Etnografik të Festivalit.

Share This:

Tags: Etno Fest EtnoFest
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
RELATED Stories for you
Film Kulturë Letërsi Muzikë Teatër

Ditanata e pestë e “EtnoFest 2024”

16 August 2024

E vjetra në dritën e të resë! “EtnoFesti” po bëhet vend takim midis miqve,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.