Sunday 2 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”

Kryetari Hyseni: Soliteri, ikona e qytetit ka marrë pamjen që meriton

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë. Çfarë madhështie

E fundit! Një “ciklon bombë” po formohet mbi Europën: Çfarë moti na pret në nëntor?

Parashikimi i motit për të shtunën, 01 nëntor 2025

Alban Hyseni: Dhjetëra të rinj i janë bashkuar sot VV-së

UKZ drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan

Ish-Kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano, u nda nga jeta ditën e sotme,

Alban Hyseni ndan mirënjohje për Ilmi Krasniqin për kontributin e dhënë në misionin fetar e

Fatbardh Veseli dhuron librin e tezës së doktoraturës për bibliotekën e UKZ-së

 Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare
Lajme

Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

31 July 2025 0 Comment 3 min read

AA

Nga data 1 gusht, asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mund të pajiset me certifikata të gjendjes civile, qoftë nëpër komuna apo përmes platformës E-Kosova, nëse nuk e ka deklaruar adresën e tij zyrtare.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), qytetarët e kanë obligim ligjor që ta deklarojnë adresën e tyre. Megjithatë, ende ka persona që nuk janë në dijeni për këtë kufizim.

Për ata që nuk kanë të caktuar numrin e adresës në objektet ku banojnë, është e nevojshme të paraqiten në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për të ndjekur hapat e mëtejshëm dhe opsionet alternative.

Drejtori i ARC-së, Blerim Camaj, thekson se nga nesër (1 gusht), çdo qytetar që dëshiron të pajiset me ndonjë certifikatë të gjendjes civile, duhet fillimisht të plotësojë dhe dorëzojë një formular, e më pas të marrë dokumentin përkatës. Ky proces është i njëjtë edhe për kërkesat e bëra përmes E-Kosova.

Ai tregon se ende ka shumë qytetarë që nuk e kanë deklaruar adresën e tyre zyrtare, megjithëse deri tani këtë obligim e kanë përmbushur mbi 250 mijë persona.

Camaj bën të ditur se, në kuadër të projektit, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Agjencinë për Shoqërinë e Informacionit (ASHI), janë të obliguar të kufizojnë disa shërbime për qytetarët deri në momentin kur ata të deklarojnë adresën e tyre zyrtare.

Ndërkaq, Camaj tregon se ka alternativa për qytetarët që nuk e kanë numrin e adresës në objektin ku banojnë, porse duhet të lajmërohen në AKK. 

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj thotë se qytetarët mund të bëjnë regjistrimin e lindjeve, martesave, vdekjeve e të tjera edhe pa e deklaruar adresën, porse nuk mund të pajisen me to.

Disa qytetarë tregojnë se kanë dëgjuar për këtë kufizim dhe tashmë kanë deklaruar adresën e tyre. Ndërsa, të tjera thonë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë çështje.

Share This:

Tags: Certifikata
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shumë raste “zero” gola! – Prishtina dhe

1 November 2025
Sport

Peshëngritësja Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë

1 November 2025
Lajme

Kryetari Hyseni: Soliteri, ikona e qytetit ka

1 November 2025
Lajme

𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë.

1 November 2025
RELATED Stories for you
Marketing

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje

7 December 2022

Shpallje *** Shpallje *** Shpallje 07. 12. 2022 – Hazir Tahiri B.I. – Shpallë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.