
Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit, Hyseni: Shumë shpejt nisin punimet
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për stadiumin e këtij qyteti.

Sipas Hysenit, shumë shpejt do të nisin edhe punimet, shkruan Reporteri.net.
“Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!”, ka shkruar Hyseni.
