Sunday 8 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Estupinan vendos derbin, Milani triumfon 1-0 ndaj Interit në “San Siro”

FC Kika me formë të shkëlqyer në pranverë, stabilitet në mes të tabelës

Legjenda e portës, Xhemal Zeqiri, merr rol të ri në përfaqësuesen U20 të Maqedonisë

Agim Ademi viziton legjendën gjilanase Shemsedin Abazi: Futbolli i Kosovës nuk i harron ikonat e

Pësoi aksident gjatë skijimit, shpëtohet mrekullisht shtetasja italiane në Brezovicë

Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” – Gjilan: Urime 8 marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Festën e 8 Marsit

Dikur këndonte për lumturinë e fëmijëve, sot pret një telefonatë nga djali – rrëfimi i

Sherr për një udhëtar në trafik përfundon me therje në Shipashnicë – një person ndalohet

Parashikimi i motit për të dielën, 08 mars 2026

 Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe
Lajme

Në UKZ u shënua themelimi i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe

23 October 2025 0 Comment 7 min read

AA

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në praninë e një numri të madh përfaqësuesish të ndërmarrjeve industriale, të menaxhmentit të UKZ-së, të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara (FSHA) dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike (FSHK), u shënua themeli i Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale – CoVE STEM Europe për Ballkanin Jugperëndimor.

Qendra CoVE STEM Europe në UKZ ka për qëllim të implementojë objektivat e projektit STEM Europe, duke fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet arsimit universitar, industrisë dhe inovacionit në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Kjo Qendër Rajonale është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të qendrave simotra në pesë vende evropiane – Suedi, Holandë, Gjermani, Itali dhe Turqi – me të cilat do të bashkëpunojë ngushtë në përkrahjen e industrisë kosovare dhe rajonale, për t’u përballur me sukses me sfidat që sjell zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe inovacioni në fushat STEM. Një ndër synimet kryesore të saj është përgatitja e kuadrove të kualifikuara për tregun bashkëkohor të punës.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, ku morën pjesë përfaqësues të mbi 15 ndërmarrjeve industriale nga rajoni, si dhe partnerë nga projekti CoVE STEM Europe.

Në emër të Rektorit të UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, të pranishmit i përshëndeti Prof. Dr. Naim Mustafa, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, dhe Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështjeve të Studentëve Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili. Prorektori Naim Mustafa theksoi se kjo Qendër përfaqëson një gur themeli për universitetin dhe ekosistemin rajonal të inovacionit, duke lidhur arsimin e lartë, arsimin profesional, kërkimin shkencor dhe industrinë. Në vazhdim theksoi lart rëndësinë e themelimit të kësaj qendre në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Shpresë Qamili, në fjalën e saj theksoi se fokusi kryesor është ndërtimi i kapaciteteve në fushat STEM, përmes kurrikulave të përditësuara, laboratorëve praktikë dhe një rrjeti partnerësh që do të mundësojnë praktika profesionale dhe projekte të përbashkëta me industrinë.

Në vijim, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, njëherësh Koordinator i Projektit CoVE STEM Europe, prezantoi misionin dhe vizionin e Qendrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rolin e saj në zhvillimin e kapaciteteve teknike dhe teknologjike të ndërmarrjeve industriale, si dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me bizneset e rajonit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.  Ai theksoi se CoVE STEM Europe synon të krijojë një mjedis bashkëpunues, ku ekselenca profesionale dhe industria zhvillohen paralelisht, në përputhje me nevojat reale të tregut të punës.

“Ne besojmë se vetëm përmes modernizimit të infrastrukturës mësimore dhe përgatitjes së kuadrove të kualifikuara mund të arrihet një progres i qëndrueshëm në vendet tona,” – u shpreh Prof. Thaqi.

Hapja e Qendrës Rajonale të Ekselencës Profesionale CoVE STEM Europe në Universitetin Publik “Kadri Zeka” përbën një arritje të rëndësishme që e pozicionon Kosovën dhe Gjilanin në hartën e bashkëpunimeve evropiane në fushën e arsimit profesional, teknologjisë dhe inovacionit.

Kjo Qendër pritet të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmirësimin e cilësisë së arsimit, si dhe në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim industrial.

Në kuadër të ngjarjes u organizua edhe ekspozita e punimeve të studentëve të FSHA dhe FSHK-së, ku u prezantuan projekte praktike dhe inovative në fushat e inxhinierisë, teknologjisë, automatizimit dhe matematikës aplikative. Kjo ekspozitë dëshmoi talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e studentëve të UKZ-së për të aplikuar njohuritë e tyre në zgjidhje reale teknologjike.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Estupinan vendos derbin, Milani triumfon 1-0 ndaj

8 March 2026
Futboll

FC Kika me formë të shkëlqyer në pranverë,

8 March 2026
Futboll

“Pirati” i Kosovës pushton La Ligën: Muriqi

8 March 2026
Lajme

Legjenda e portës, Xhemal Zeqiri, merr rol

8 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Festën

8 March 2026

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof.Asoc. Dr. Artan Dërmakui me rastin

Lajme

Urimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan

7 March 2026

Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”

Lajme

UKZ do të shënojë 13-vjetorin e themelimit!

5 March 2026

Të dashur studentë, i nderuar staf akademik dhe administrativ, si dhe ju qytetarë të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.