Wednesday 24 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

FSK pajiset me sistemin raketor antitank Panzerfaust 3, Kurti: Investimi në mbrojtje është investim për

Aksident me fatalitet në Graçanicë – këmbësori humb jetën pasi goditet nga vetura, shoferi dërgohet

Parashikimi i motit për të mërkurën, 24 dhjetor 2025

Abdixhiku në 36-vjetorin e LDK-së: Projekti i lirisë dhe demokracisë së Kosovës

Vizitë studimore dhe akademike e UKZ-së në Maqedoninë e Veriut

Broja pas golit të parë në Premier League: Ndihem fantastik

Gjilan: U nda nga jeta Prof. Ibrahim Shabani (1932 – 2025)

Moti sot: Me vranësira në mëngjes, në mesditë mund të ketë edhe diell

Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave, çka tha për Kosovën?

Kandidatët për deputetë nga Gjilani vizitojnë Hendikos-in

 Ne që më kujdesshëm e zgjedhim shalqirin se sa deputetin!
Lajme Opinione

Ne që më kujdesshëm e zgjedhim shalqirin se sa deputetin!

14 July 2023 0 Comment 5 min read

AA

Prej moti, e jo tani, parlamentet e ‘Shqipërive’ tona, në masë të madhe, u ngjajnë ‘klubeve’ ku mblidhen gra e burra të pagdhendur e të frustruar, ku takohen të dëbuarit nga familjarët e tyre e të cilët, si të tillë, kanë vetëm një qëllim: t’i shërbejnë ndershëm atij që i ka zgjedhë të jenë pjesëtarë të atij ’klubi’, e jo atyre që ua kanë mundësuar hyrjen – drejtuesve partiak e jo votuesve.

Shkruan: Kim Mehmeti

Prej moti, e jo tani, Kuvendi i Shqipërisë me shumëçka i ngjanë strehimores së hajdutëve të ‘Rilindjes’ dhe adhuruesve të Kryeministri të vendit dhe andaj, thuajse për çdo javë, o ndonjë deputet, o ndonjë pushtetar, përfundon në burg.

Ndërkohë Parlamenti i Kosovës i ngjanë ‘shkollës së natës’, ku mësojnë oratori ata që në gjuhën letrare nuk mund ta lidhin as një fjali të plotë, por të cilët, gjatë njëzet viteve shtetndërtim, e arritën thujase të pamundurën: që zhvatjen e popullit ta ngrenë në ‘vlerë’ perëndimore dhe të vetëshpallen në pronarë edhe të hajnisë, edhe të lavdisë.

Sa u përket shumicës së deputetëve shqiptarë të Maqedonisë, ata janë më të dëgjueshmit dhe më besnikët e ‘miqve tanë perëndimorë’, sepse vetëm ashtu mund ta mbulojnë se njësoj sa rakia, i dehë edhe leximi i librave dhe andaj, nuk e kanë lexuar deri në fund as abetaren.

Po pra, parlamentet e ‘Shqipërive’ tona më shumë u ngjajnë cirqeve se sa vendeve ku tubohen elitat politike. Ato pra janë vende ku mungojnë ide dhe koncepte politike, por ku ka aq shumë grushte dhe rrugaçëri politike, sa çdo rrugaç të ngjan në deputet.

Dhe sa herë që përballemi me deputetët tanë që shpërfaqin shumë paturpësi e pak urtësi, ne ngutemi ta pyesim veten se nga na dolën gjithë ata politikanë kokëtulë që nuk kanë as turp as dinjitet? Me çka jo se nuk e dimë përgjigjen, por duke dashur kështu ta mbulojmë të vërtetën se ata e shpërfaqin fytyrën tone kolektive, se ata na përfaqësojnë neve që më shumë kujdesemi që të mos na del i palëngshëm shalqiri që blejmë se sa që na brengosë mendjelehtësia dhe paturpësia e deputetit që do vendosë për fatin e fëmijëve tanë.

Andaj edhe sot, kur deputetët e Kosovës e ushtrojnë demokracinë e grushteve, kur Shqipërinë e sundon ‘unioni i qelbësirave’ dhe kur deputetët shqiptarë të Maqedonisë janë aq properëndimorë se nuk e dinë se bota ka edhe tri anët tjera të saj, ne harrojmë se aty ku më me kujdes zgjidhet shalqirit se sa deputeti, parlamentet u ngjajnë ‘vëllazërive’ të motrave të përdala dhe një votues ‘shitet’ më lirë se sa një dele.

Share This:

Tags: Kim Mehmeti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Uncategorised

UKZ – Njoftim për ditë pushimi!

24 December 2025
Futboll

Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë: FC Ballkani

24 December 2025
Lajme

FSK pajiset me sistemin raketor antitank Panzerfaust

24 December 2025
Lajme

Aksident me fatalitet në Graçanicë – këmbësori

24 December 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Kim Mehmeti: Fytyra e mëkatit tonë kolektiv!

12 September 2023

Nëpër ‘Shqipëritë’ tona, e veçanërisht në mëmëdhe, ka me qindra ‘intelektualë’, si për shembull

Lajme

Vizita e Kryeministrit Kurti në Tetovë e

14 August 2023

Që të mos del se, për cilëndo arsye, u shmangem pyetjeve të gazetarëve lidhur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.