Friday 30 January 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet nuk ka rimëkëmbje – Haziri figura më serioze

Mbyllet faza e ligës në Ligën e Europës, këto janë ekipet e kualifikuara

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia intervistohet nga Prokuroria Speciale

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, gjigantët evropianë mësojnë kundërshtarët

Policia e Kosovës për herë të parë në kufirin SHBA–Meksikë, ndjek nga afër procedurat e

„Vargje dhe tinguj“ nga opusi krijues i Jusuf Gërvallës

Parashikimi i motit për të premten

U mbajt punëtoria për hartimin e Planit të Veprimit për vitin 2026 në UKZ

Shkollat e Gjilanit pasurojnë bibliotekat me lektyra – projekt i vazhdueshëm për zhvillimin e kulturës

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Miratoi dërgimin e FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri

 Në mungesë kuorumi, ndërpritet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Lajme

Në mungesë kuorumi, ndërpritet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit

2 October 2024 0 Comment 6 min read

AA

Gjilan, 2 tetor 2024 – Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, ka mbajtur të mërkurën seancë të jashtëzakonshme, e cila është inicuar nga PDK, me mbështetje edhe të partive opozitare LDK, AAK dhe Vatra dhe dy asamblistë të VV-së, për diskutimin për tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me buxhetin dhe financimin e projekteve kapitale dhe formimin e Këshillit të Ekspertëve Financiar.

Por, pas një debati polarizues pozitë-opozitë, pas pauzës, kur do të duhej të vazhdojë mbledhja sipas paralajmërimit, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, njoftoi për ndërprerjen e seancës në mungesë kuorumi, pasi të pranishëm në sallë mbetën 15 asambleistë, duke shtuar se mund të bëhet debat, por nuk mund të merren vendime.

Paraprakisht, Bujar Nevzati, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, pasi është ankuar për problemet teknike të transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal, ka kritikuar drejtuesit e Komunës së Gjilanit për paftësi në realizim të 41 projekteve.

“Është e paparanueshme dhe shqetësuese për qytetarët kur shohin se qeverisja komunale po tregohet e paaftë për realizim të projekteve dhe të shfrytëzuimit të mjeteve të vitit 2024. Janë 41 projekte të planifikuar për këtë vit dhe asnjëri prej tyre nuk ka nisur dhe, për pasojë, Komuna po i humbë 58 milionë euro”, ka thënë Nevzati, teksa ka numëruar të gjitha projektet e parapara, që sipas tij, nuk kanë filluar ende.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po bëhen tri vite pune me rezultate të mira, duke u karakterizuar nga sundimi i ligjit dhe pa asnjë rrethanë që ngjall dyshime për korrupsion.

“Janë bërë tri vite përpjekje për punë e rezultate të mira, në të mirë të qytetit tonë. Janë plot tri vite, në të cilat puna jonë është karakterizuar nga sundimi i ligjit dhe rendit, pa asnjë rrethanë që të ngjall dyshime për krim apo korrupsion, e lëre më ndonjë aktakuzë apo sfidë ligjore nga ekzekutivi.

Dallimi i parë dhe më i rëndësishëm mes të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, është se dikur kishim shumë drejtorë e me shumë aktakuza, ndërsa tani kemi shumë drejtorë dhe asnjë aktakuzë të vetme. Megjithatë, ne nuk pretendojmë të krahasohemi me të kaluarën e errët të qeverisjes së zhytur në botën e krimit dhe të korrupsionit, sepse përfaqësojmë dhe angazhohemi për vlera të tjera”, tha Hyseni, teksa ka njoftuar se ka kërkuar sot nëpërmjet një shkrese nga ministri MAPL-së, Elbert Krasniqi, shpërbërjen e Kuvendit Komunal.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu, ka thënë se Komuna e Gjilanit asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rëndë, duke akuzuar ekzekutivin e Komunës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për punësime familjare e dreka të shtrenjta.

“Në anën tjetër, është i pavërtetë konstatimi i tij që kinse po e pengon në punë Kuvendi Komunal”, tha ai, duke shtuar se kryetari i Komunës për çdo dështim mundohet të gjejë arsyetim, për të shtuar se Plani Zhvillimor Komunal është shkelja më e madhe që ka ndodhur.

Shefja e grupit të VV-së, Krenare Latifi Kqiku, tha se kemi obligim që të shtyjmë agjendë zhvillimore e jo ta rrënojmë atë.

“Vota kundër bartjes së mjeteve prej 2.5 milionë euro shkakton pasoja e dënim, e dënimin e bartin ata që kanë nevojë më së shumëti për to. Përveç bojkotit të opozitës në diskutime publike, ju i mbyllët derën Kornizës Afatmesme Buxhetore edhe në Kuvend”, tha ajo.

Nazim Gagica, shef i grupit të AAK-së, ka kritikuar kryetarin e Komunës për mosprezencën e tij në sallë pas fjalimit, teksa ka thënë se nuk është pro pikës së dytë formimin e Këshillit të Ekspertëve Financiarë.

“Ne jemi këtu për të marrë vendime dhe nuk mund t’ia kryejmë punët ekzekutivit. Sa i përket bllokadës, është propagandë që po i hidhet faji opozitës. AAK është e gatshme për ta votuar buxhetin edhe pse ju si ekzekutiv nuk jeni të interesuar”, është shprehur Gagica.

Përndryshe, në seancën e sotme kanë paraqitur qëndrimet e tyre edhe Ismajl Kurteshi (VV), Gentrit Murseli (LDK), Ardhmërie Jakupi Musliu (VV), Muhadin Haziri (LDK), Ekrem Kryeziu (PDK), e Gresa Avdiu (LDK).

———–

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal është transmetuar në formatin livestream përmes faqes zyrtare të Komunës, sikurse edhe në dhjetë media lokale, në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit.

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/videos/543086538305211

Share This:

Tags: Komuna e Gjilanit
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet

30 January 2026
Europa League

Mbyllet faza e ligës në Ligën e

30 January 2026
Kuriozitete

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia

30 January 2026
Champions League

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, gjigantët

30 January 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Ekonomi Featured Lajme Librari

Kryetari Hyseni, vlerëson lartë partneritetin që kanë

23 January 2026

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar drejtorin e Islamic Relief Kosova,

Lajme

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë

31 December 2025

Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel

Lajme

Hyseni: Mbi 1.5 milion euro mbështetje për

9 October 2025

Mbështetje e madhe nga Komuna e Gjilanit, është dhënë viteve të fundit për artistët,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.