Tuesday 16 December 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KQZ akrediton 283 vëzhgues të 3 OJQ-ve, 2 ambasadave dhe 11 mediave

Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së, Igli Totozani

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës jep detaje për tërmetin e djeshëm në vend

S’ka shenja të dimrit: Java parashikohet më shumë me diell, temperaturat shënojnë rritje deri në

KQZ: Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve

Në Preshevë filloi Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Bujanoc: Shkolla “Sezai Surroi” mirëpret ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj dhe kryetarin e

Kryetari Rahimaj takon U.D. Ministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu

Tërmeti afër Kllokotit, Mustafa: Pati forcë të ulët

Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e jashtme të institucioneve publike

 Ndeshja Sllovaki – Kosovë, zyrtarisht e “rrezikshmërisë së lartë”
Futboll Sport

Ndeshja Sllovaki – Kosovë, zyrtarisht e “rrezikshmërisë së lartë”

16 December 2025 0 Comment 5 min read

AA

Ndonëse deri te ndeshja Sllovaki – Kosovë ka edhe më shumë se tre muaj, Federata e Futbollit e Sllovakisë është në vlugun e përgatitjeve për këtë sfidë. Biletat janë vënë në shitje dhe thuajse janë shitur plotësisht. Këtë e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Sllovakisë për Kohën.

Dhe ndeshja gjysmëfinale e plejofit për kualifikim në Botërorin 2026 nuk e ka trajtimin si të gjitha ndeshjet e tjera.

Ndeshja Sllovaki – Kosovë zhvillohet më 26 mars në Stadiumin Nacional në Bratislavë. Fituesi i kësaj ndeshjeje kualifikohet në finale të plejofit dhe luan në shtëpi me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

Më herët këtë muaj federata sllovake nxori në shitje biletat për vendasit. Dhe mori masa të shumta që ato të mos përfundojnë te tifozët e Kosovës.

“Biletat për ndeshjen e shumëpritur të plejofit për kualifikim në FIFA Kupën e Botës 2026 mes Sllovakisë dhe Kosovës janë gati të shiten. Ndeshja, e planifikuar për 26 mars 2026 në Stadiumin Nacional në Bratislavë, ka ngjallur interes shumë të madh te tifozët sllovakë, të etur që të jenë dëshmitarë të historisë që po shkruhet”, kanë thënë nga Federata e Futbollit e Sllovakisë.

Sllovakët janë të përkushtuar të kualifikohen në Botërorin në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Dhe për këtë i përmbahen vazhdimisht termit “histori që po shkruhet”.

Por edhe te Kosova shpresojnë që të kualifikohen në Botëror, ndonëse ndeshja si vendase në një mënyrë favorizon Sllovakinë.

Kosova ka pasur mbështetje të madhe në ndeshjet e fundit si mysafire. Kulmi u arrit muajin e kaluar në Lubjanë, në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Shumica e shikuesve në stadium ishin të Kosovës, ndonëse edhe sllovenët u angazhuan që biletat të përfundojnë te tifozët e tyre. Por nuk ia dolën në këtë. Stadiumi “Stozhice” dukej më shumë si të jetë në Kosovë e jo në kryeqendrën sllovene.

Marrë për bazë edhe atë ndeshje, federata sllovake është përkushtuar që shumica në stadium të jenë tifozë sllovakë e jo mbështetës të Kosovës.

Kosovës i takojnë pesë për qind të biletave. Stadiumi në Bratislavë ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulësesh. Rrjedhimisht FFK-së i takojnë 1.125 bileta.

“Tifozët e Kosovës do të jenë në gjendje të blejnë bileta për sektorin e caktuar mysafir. Biletat do të blihen direkt përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, duke siguruar që të dy grupet e mbështetësve të mund të bëjnë tifozë për ekipet e tyre, në një mënyrë të sigurt dhe të organizuar”, shkruan në përgjigjen e federatës sllovake.

Masat e sigurisë do të jenë të rrepta, kanë paralajmëruar nga Federata e Futbollit e Sllovakisë.

“Pas konsultimeve midis menaxherëve të sigurisë dhe Policisë së Republikës Sllovake, ndeshja është klasifikuar zyrtarisht si një ngjarje me rrezikshmëri të lartë. Si rezultat, masa të rrepta do të jenë në fuqi në ditën e ndeshjes. Të gjitha biletat u lëshohen individëve me emër dhe kontrollet e identitetit do të bëhen në hyrjet e stadiumit për të garantuar që vetëm pronarët e biletave të kenë qasje”, thonë nga federata sllovake.

Për Kosovën ndeshja e 26 marsit është më e rëndësishmja deri më tani. Për Kosovën sukses i madh është kualifikimi në plejof. Por, tani synohet e ëndërrohet kualifikimi në Botëror.

Share This:

Tags: Kosova Sllovakia World Cup 2026
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

KQZ akrediton 283 vëzhgues të 3 OJQ-ve,

16 December 2025
Futboll

Ndeshja Sllovaki – Kosovë, zyrtarisht e “rrezikshmërisë

16 December 2025
Njoftime

Universiteti i Prishtinës ofron mundësi të reja

16 December 2025
Lajme

Kamenicë: Kryetari Rahimaj pret në takim drejtorin

16 December 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Tërmet në Kosovë në orët e hershme

15 December 2025

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët

Lajme

Policja e parë e graduar e Kosovës

12 December 2025

Luljeta Mehmeti-Quigley, një nga zyrtaret e para policore të Kosovës, dhe e para police

Lajme

Nga Faton Bislimi – ShBA: Qëndrimet e

8 December 2025

Një ndër ligjet më të rëndësishme në SHBA është NDAA – National Defense Authorization

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.