Ndërroi jetë profesor Jetullah Bislimi nga Mireshi i Gjilanit
Në moshën 61 vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari Sylejman Bislimi nga fshati Miresh i komunës së Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit përmes rrejteve sociale.
“Të dashur miq dhe familjar, me zemer te thyer e me lot në sy ju njoftoj se sot me 21.05.2023 në Spitalin e Prishtines nderroi jetë axha, baba, gjyshi jonë Jetulla Bislimi. Do ta kujtojmë gjithmonë si familjar e njeri me plot energji e i afërt me të gjithë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familjes së të ndjerit telegram ngushëllimi i ka dërguar Shoqata “17 Shkurti.ch” në Zvicër, ku thuhet se profesor Jetullah Bislimi, do të kujtohet përherë si një intelektual të madh, një bashkëpunëtor i mirë, njeri i afërt e i sinçert, i gatshëm gjithmonë për punë e bashkëpunim.
“Kryesia e Shoqatës “17 shkurti.ch”, të piklluar dhe të mërzitur me lajmin për vdekjen e Jetullah Bislimit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bislimi , të gjithë bashkëqytetarëve në Dobërçan dhe më gjerë me rastin e ndarjes nga jeta të ish- drejtorit të shkollës tonë, mësimdhënësit e aktivistit të devotshëm të çështjes kombëtare Jetullah Bislimi, thuhet veç tjerash në telegramin ngushëllues të Shoqatës “17 shkurti.ch””, me seli në Zvicër.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në mbrëmje në varrezat e fshatit Miresh (Dobërçan) me Namazin e Akshamit, thuhet më njoftim.