Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita kërkon transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim ‘online’
Lajme

Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, opozita kërkon transmetim medial, nuk mjaftohet me transmetim ‘online’

28 June 2024 0 Comment 4 min read

AA

Gjilan, 28 qershor 2024 – Ka dështuar të mbahet sërish seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK-AAK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial, siç ka qenë në të kaluaren.

Opozitës (LDK-AAK) nuk i ka mjaftuar transmetimi në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook, duke theksuar se pa transmetim medial nuk mund të vazhdohen punimet.

Në këtë rast, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu dhe Nazim Gagica, shef i AAK-së, kanë kritikuar Komunën e Gjilanit për mungesë transparence e bashkëpunimi, derisa Bujar Nevzati, shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së, tha se përkundër vërejtjeve të mëdha, do të qëndrojnë në sallë për hirë të interesave të qytetarëve.

Në emër të grupit të VV-së asambleisti Ismajli Kurteshi, ka kërkuar nga këshilltarët komunalë të pozitës dhe opozitës që urgjentisht të ulen bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për ta zgjidhur problemin e për ta tejkaluar këtë situatë.

Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, tha se ka bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar kryetarit të Komunës për të siguruar transmetim medial për mbajtjen e seancave, duke shtuar se deri tani nuk kanë marr ndonjë përgjigje.

Përndryshe, sot ishin paraparë të mbahen dy seanca, vazhdimi i seancës se katërt dhe seanca e pestë, të cilat ishin ndërprerë dy herë radhazi, me këto pika:

Raporti financiar per periudhen Janar-Mars 2024, Rishqyrtimi i Vendimit për ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.nr.016-35193 të datës 31.03.2022 për caktimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (këkesë e MAPL), Plani Lokal i Veprimit për Cilësi të Ajrit, Emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, Emërimi i Komisionit për përcaktimin e Listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, Busteve dhe simboleve, brenda territorit të Komunës së Gjilanit, Emërimi i Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë, Informatë rreth Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024, Informatë rreth mbjelljeve pranverore, Diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e Margjinalizuara, Diskutim rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit, Raporti i punës i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale, Informatë rreth projektit të rrugës “Hamdi Kurteshi.

Po ashtu, Kuvendi do të duhej të diskutojë edhe për Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit Komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe Ndryshimin dhe plotësimi i vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emertimit të rrugëve dhe numrimit të adresave për teritorin e Komunës së Gjilanit (propozim i shoqatës “Ali Hadri”).

Share This:

Tags: Kuvendi i Komunes Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Asambleistët gjilanas shpallen më aktivët në nivel

3 June 2024

Pasi janë shpallur më të zëshmit dhe nga më aktivët në nivel vendi, tre

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.