Saturday 14 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga ligji për të huajt, do t’i marrim listat

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur nga Gjilani, Fejzi Leka

Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

Superliga ndez garën: Tri përballje sot, derbi i madh nesër

Javë shumë e zjarrtë në elitën e basketbollit kosovar

Organizohet iftari i Departamentit të Gruas pranë KBI-së në Gjilan

Portret: “Zonja Maki” – primadona e Gjilanit që la gjurmë në kulturë, arsim dhe emancipimin

A u braktis GUXO në Deçan e Pejë? Vjen reagimi i partisë

IKD dorëzon raportet e monitorimit te Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

 Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa! Dje festoi ditëlindjen
Kulturë Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa! Dje festoi ditëlindjen

3 April 2025 0 Comment 4 min read

AA

Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. 

Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka luajtur mbi 150 role në teatër. Aktorja e madhe shqiptare do të përcillet në banesën e fundit nesër.

Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa.

Sipas burimeve për Report Tv aktorja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00 në një spital në Tiranë. Prej kohësh aktorja vuante nga një sëmundje e mushkrive.

Margarita Xhepa do të përcillet në banesën e fundit nesër (4 prill).

BIOGRAFIA

Aktorja u lind më 2 prill 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Share This:

Tags: Margarita Xhepa
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Kurti: Asnjë qytetar të mos druhet nga

14 March 2026
Lajme

Ndahet nga jeta muzikanti i njohur nga

14 March 2026
Lajme

Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri,

14 March 2026
Futboll

Superliga ndez garën: Tri përballje sot, derbi

14 March 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.