
Moti të mërkurën, i vranët por me intervale dielli
Të mërkurën mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira, por pritet të ketë edhe periudha me diell.

“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell” – thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 °C deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s” – thuhet më tej në njoftim.
