Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i imi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje ka qenë i tij.
Ai tha se ketë vendim e ka marrë shumë kohë më parë.
“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, ka theksuar ai.
Këto komente, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu i bëri në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.
Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e VV-së si kandidat për deputet.