Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

 Morina Bunjaku: Le të vazhdojmë luftën me ndërgjegjësim, që një ditë, kanceri i gjirit do të jetë një gjë e së shkuarës
Lajme

Morina Bunjaku: Le të vazhdojmë luftën me ndërgjegjësim, që një ditë, kanceri i gjirit do të jetë një gjë e së shkuarës

31 October 2024 0 Comment 6 min read

AA

Janë përmbyllur aktivitetet vetëdijësuese në kuadër të muajit “Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Me moton “Kanceri i gjirit kurohet, mjafton të zbulohet herët,” janë përmbyllur aktivitetet në qytetin e Gjilanit me një marsh sensibilizues për ndërgjegjësimin rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, si dhe në përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje.

Ky aktivitet është organizuar nga Komuna e Gjilanit, DSHMS, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe QRSHP në Gjilan.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se me shumë krenari dhe mirënjohje qëndron para jush, e rrethuar nga forca e grave dhe përkrahja e burrave sigurisht, në një rast kaq të rëndësishëm – Tetorin e Rozë, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ajo shtoi se tetori është më shumë se vetëm një muaj në kalendar, është një kohë kur mblidhen për të festuar guximin, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të forcuar angazhimin tonë në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Ne mbajmë shiritin rozë jo vetëm si një simbol mbështetjeje, por si një kujtesë për jetët e prekura, betejat e zhvilluara dhe fitoret e fituara”, tha Morina Bunjaku.

Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se kanceri i gjirit prek shumë jetë – mund të jenë nënat, motrat, miqtë, apo edhe ne vetë.

“Por ndërsa jemi mbledhur këto ditë, na kujtohet se në unitet ka shpresë. Tetorin rozë e filluam bashkë dhe përmes shumë aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga mantelbardhët e QKMF-së si në fshatra po ashtu edhe në qytet, ekspozita në Galerinë e Arteve, kori Muza i grave të shquara ishte një dëshmi e fuqisë së komunitetit dhe bukurisë së forcës kolektive. Ashtu si çdo zë në kor ndërthuret në mënyrë harmonike për të krijuar diçka më të madhe se individi, po ashtu qëndruam të bashkuara në luftën kundër kancerit të gjirit”, tha Morina Bunjaku.

Më tej nënkryetarja shtoi se përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin, për të inkurajuar zbulimin e hershëm dhe për të mbështetur kërkimin janë jetike.

Sipas saj nuk duhet të nënvlerësohet kurrë fuqia e edukimit, rëndësia e ekzaminimeve të ofrura falas dhe rolin që secili prej nesh luan në mbrojtjen për shëndetin dhe mirëqenien e të gjitha grave.

“Ndërsa shijuam edukimin, trajnimin, artin, muzikën dhe frymën ngritëse të këtyre takimeve, le të marrim një moment për të nderuar ata që e kanë përballuar me guxim sfidën e kancerit të gjirit. Le të ripërtërijmë angazhimin tonë për të qenë aty për njëri-tjetrin, për të inkurajuar diagnostikimin e hershëm dhe për të siguruar që asnjë grua të mos luftojë e vetme”, tha ajo.

Nënkryetarja e Gjilanit, falënderoi gra dhe burra që kontribuan në forma të ndryshme gjatë këtij muaji, për të frymëzuar, ngritur dhe për të kujtuar forcën që qëndron brenda secilit prej nesh.

“Së bashku, le të vazhdojmë luftën, të armatosur me ndërgjegjësim, të fuqizuar nga solidariteti dhe të ushqyer nga shpresa se një ditë, kanceri i gjirit do të jetë një gjë e së shkuarës”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.

Share This:

Tags: Morina Bunjaku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi

21 June 2025
Lajme

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova

21 June 2025
Futboll

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi

21 June 2025
Lajme

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Nënkryetarja Morina Bunjaku pjesëmarrëse në Konferencën rajonale

7 November 2024

Në konferencën rajonale “Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor-bashkëpunim rajonal dhe

Lajme

Morina Bunjaku: Gjilani vazhdon të mbetet kryeqendër

30 September 2024

Është përmbyllur festivali ndërkombëtar “Rising Stars”- edicioni i 7-të dhe edicioni i 11-të i

Lajme

Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim lamtumirës

8 April 2024

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka pritur në takim lamtumirës, drejtoreshën

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.