Saturday 10 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit më të lartë në Botë

Njeriu më i pasur në Kinë dhe si e bëri pasurinë me ujë natyral

“S’ka krizë institucionale”, PDK i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve Isa Jakupi e zet Kallaba

Kurti: Albulena Haxhiu është propozimi ynë për kryekuvendare, bëjë kompromise për Qeverinë, jo për Kuvendin

Kurti: Kemi marrë votë të pastër popullore, nuk i kemi borxh askujt për asgjë

Gjashtë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë, viktima gratë

​Ngërçi politik kërcënon projektin më të madh sportiv në historinë e Kosovës

Parashikimi i motit për të shtunën, 10 maj 2025

Shkruan: Prof. Adelina Bruçaj-Asani, Bujanoc – Shkolla jonë mbushet me atmosferë festive me rastin e

 Mjeku shqiptar Shoip Shoipi i hyn garës për deputet në zgjedhjet parlamentare në Kroaci
Lajme

Mjeku shqiptar Shoip Shoipi i hyn garës për deputet në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

21 March 2024 0 Comment 3 min read

AA

Doktori i shkencave biomedicinale dhe subspecialisti në onkologjinë urologjike në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb, dr.Shoip Shoipi ka shpallur kandidaturën për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci.

Doktori me origjinë nga Gostivari përmes një porosie në rrjetet sociale ka bërë të ditur qëllimin dhe misionin se përse ka marrë një vendim të tillë.

“Me krenari dhe gëzim shpall kandidaturën time për përfaqësues në Parlamentin Kroat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me qëllim që të përfaqësoj në mënyrë të barabartë interesat e pakicave kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, sllovene dhe maqedonase në vendin tonë të bukur dhe të përbashkët. Zemra ime është e mbushur me shpresë dhe optimizëm sepse besoj në fuqinë e unitetit dhe diversitetit. Besoj se diversiteti ynë kombëtar është një pasuri që na bën më të fortë dhe forcon të ardhmen tonë të përbashkët. Si një mjek që përballet çdo ditë me shqetësimet dhe sfidat e bashkëqytetarëve tanë dhe si anëtar krenar i një komuniteti pakicë, i njoh problemet e të gjitha grupeve tona kombëtare”, ka shkruar Dr. Shoipi.

Vizioni i tij për Kroacinë është që “të gjithë qytetarët, pavarësisht nga kombësia apo prejardhja kulturore, të kenë mundësinë të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të të gjithë komunitetit”.

“Si përfaqësuesi juaj parlamentar, vizioni i punës sonë do të synojë kryesisht promovimin e diversitetit kulturor, forcimin e arsimit dhe punësimit dhe sigurimin e aksesit në kujdesin shëndetësor për çdo qytetar. Ne do të insistojmë në promovimin e programeve që nxisin integrimin e komunitetit tonë nëpërmjet të kuptuarit dhe respektimit të kulturave, gjuhëve dhe zakoneve të ndryshme. Në të njëjtën kohë, detyra jonë do të jetë ruajtja e identitetit të komunitetit tonë duke mbështetur iniciativat arsimore, ngjarjet kulturore dhe institucionet që promovojnë trashëgiminë tonë. Ju ftoj të më jepni mbështetjen dhe besimin tuaj. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri drejtësie, optimizmi dhe solidariteti”, theksoi ai në letrën publike.

Dr.Shoip Shoipi është me prejardhje nga rrethina e Gostivarit, shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmën në Tetovë, studimet i kreu në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti i Mjeksisë, është specialist-urolog, subspecialist në onkologji urologjike, ku dhe ka doktoruar në shkencat biomedicinale.

Share This:

Tags: Shoip Shoipi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

Uta Ibrahimi ngjitet në majën e fundit

10 May 2025
Kuriozitete

Njeriu më i pasur në Kinë dhe

10 May 2025
Sport

LDK dega Gjilan e uron karatistin Betim

10 May 2025
Futboll

Muharrem Sahiti mbushi të 60-at, FFK i

10 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.