Thursday 30 October 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arbër Ismajli shprehet mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve – i fton për mobilizimin final të 9 nëntorit

Pajisen të gjitha shkollat e Kamenicës me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të

U mbajt prezantim mbi Kontabilitetin Digjital dhe mundësitë për bursa nga Melita & Partners

Meta sjellë AI-në për redaktim direkt në Instagram Stories

Aksident zingjiror mes katër automjeteve në rrugën Gjilan-Prishtinë, Policia jep detaje

Parashikimi i motit për të mërkurën, 29 tetor 2025

U mbajt Kuvendi Zgjedhor i Sindikatës së UKZ-së

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan

Kryetari Hyseni: Arsimi, do të vazhdojë të mbetet prioritet

Borë, rrebeshe shiu e rrufe – parashikimi i motit për nesër

 Misioni i SHBA-së në OSBE: Sulmet e NATO-s ndaj caqeve të Serbisë ndodhën për t’i dhënë fund spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit
Lajme

Misioni i SHBA-së në OSBE: Sulmet e NATO-s ndaj caqeve të Serbisë ndodhën për t’i dhënë fund spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit

24 March 2023 0 Comment 5 min read

AA

Misioni i SHBA-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në një deklaratë lidhur me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë 24 vjet më parë, shkruan se operacionet e aleancës veri-atlantike nisën për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.

Në deklaratën e ushtrueses së detyrës së zëvendës-shefes të Misionit, Elisabeth Rosenstock-Siller thuhet se ndërhyrja e NATO-s erdhi pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të sponsorizuar nga regjimi i Millosheviqit.

Lexoni të plotë deklaratën e Misionit të SHBA-së në OSBE:

Njëzet e katër vjet më parë, NATO nisi Operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan. Kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të sponsorizuar nga regjimi i Millosheviqit.

Përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ishte i domosdoshëm dhe legjitim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për situatën e rëndë humanitare në Kosovë, numrin në rritje të refugjatëve dhe kërcënimin që paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Kujtoni qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra të vrarë ose të zhdukur për shkak të dhunës së regjimit etno-nacionalist të Millosheviçit dhe forcave të tij.

Është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të sigurojnë që të gjitha viktimat dhe familjet e tyre të kenë qasje të plotë në drejtësi dhe informacion për fatin e të dashurve të tyre. Ne u bëjmë thirrje të dyja qeverive që të mbështesin përpjekjet për drejtësi dhe llogaridhënie, duke përfshirë edhe fjalimet kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës.

Ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të pafajshëm, përfshirë ata që humbën jetën gjatë Operacionit të Forcave Aleate. Kur vizitoi Beogradin në vitin 2016, Presidenti Biden shprehu ngushëllimet e tij personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s.

Megjithatë, nuk duhet harruar asnjëherë se si filloi ky konflikt dhe pse.

Zoti Kryetar, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpret marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve.

Siç tha sekretari Blinken, Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e qeverisjes demokratike, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Le të nderojmë kujtimin e atyre që humbën duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti për të gjithë në Ballkanin Perëndimor. 

Share This:

Tags: 1999 KFOR Koosva
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arbër Ismajli shprehet mirënjohës ndaj bashkatdhetarëve –

29 October 2025
Futboll

Drenica – Drita, formacionet zyrtare

29 October 2025
Futboll

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së

29 October 2025
Lajme

Pajisen të gjitha shkollat e Kamenicës me

29 October 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë

26 September 2025

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se së fundi

Lajme

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen

12 September 2025

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka nisur mëngjesin e së premtes me

Lajme

Gurthemelet mbi Ibër, KFOR: Kemi prezencë të

3 July 2025

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas dështimit për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.