
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, bashkë me drejtorin Afrim Cana, paralajmërojnë investime strategjike afatmesme!
Në kuadër të aktivitetit për shënimin e Javës Botërore të Ushqyerjes me Qumësht Gjiri sot në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan ishte për vizitë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe përfaqësuesit e UNICEF-it.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana mirëpriti Ministrin e Shëndetësisë Dr.Arben Vitia dhe përfaqësuesit e UNICEF-it.
Gjatë kësaj vizite, është realizuar edhe shpërndarja e pakove për lehona, si aktivitet simbolik dhe mbështetës për nënat dhe foshnjat, në kuadër të fushatës për promovimin e gjidhënies.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia tha se bashk me Drejtorin Dr.Afrim Cana dhe përfaqësuesit e UNICEF-it po shënojm javën botërore të ushqyerjes me qumësht gjiri në Spitalin e Gjilanit, gjithashtu në muajin tetor do të fillojn investimi në infrastruktur në Spitalin të Përgjithshëm Gjilan nga LuxDev në bashkëpunim me MSH, projekti do të zgjas 24 muaj, konsideroj se ky projekt do të transformoj shërbimet bazë në Spitalin e Gjilanit, do të jetë model për shërbimet e tjera e në radhë të parë do të ju shërbej pacientëve dhe stafit.
E kuptoj se menaxhmenti i SPGJ do të sfidohet në 24 mujat e ardhshëm në sistemimin dhe organizimin e shërbimeve, mirëpo do të mudohemi të gjithë së bashku t’i tejkalojmë të gjitha sfidat.
Gjithashtu përveq investimeve në infrastruktur do të ketë edhe investime të tjera kapitale, ku jemi në koordinim me drejtorin e SHSKUK-së për ti realizuar të gjtha kërkesat e sistemit shëndetësor e në veqanti QKMF dhe Spitaleve.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana tha se sot jemi këtu bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Dr.Arben Vitia për të shënuar javën botërore të ushqyerjes me qumësht Gjiri, natyrisht që synimi ynë si menaxhment në këtë drejtim është që shërbimet tona të jenë sa më afër qytetarit në kuptim të një cilësie të lartë të shërbimeve tona dhe të jemi në krye të detyres secili nga ne ashtu siq na takon.
Drejtori ekzekutiv Dr.Afrim Cana e njoftoj Ministrin e Shëndetësisë se në SPGJ bëhen shum punë të mëdhaja dhe specifike gjë për të cilat jemi të kënaqur, ne po punojm çdo ditë që ti rregullojm gjërat ashtu siq duhet.
Ju njoftoj se në bashkëpunim me SHSKUK Drejtorin Mr.Ph.Elvir Azizi kemi finalizuar projektin e Hemodializës për Spitalin e Përgjithshëm Gjilan dhe kam marë përkrahje per investime të ardhshëme në shumë shërbime të Spitalit, gjë për të cilën jam i kënaqur.
