Friday 9 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Super spektakli vazhdon në Prizren

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Imami i Qabesë fal namazin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, BIK publikon fotot

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar

Kosovare Asllani në garë për t’u shpallur më e mira në Championship të Anglisë

LDK nis mbledhjen e nënshkrimeve, do t’i kërkohet ZRRE’së anulimi i vendimit për shtrenjtimin e

Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA

Vera 2025: ATK-ja u bënë thirrje këngëtarëve që ta paguajnë tatimin

Enver Hasani: Duhet të hiqet pragu zgjedhor që të mos ketë ngërçe

Komuna e përkushtuar në avancimin e gruas dhe përfshirjen e barabartë për të gjithë

 Mezani: Ndeshja e nesërme shumë e rëndësishme, Gjilani përherë luan për tri pikë
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Mezani: Ndeshja e nesërme shumë e rëndësishme, Gjilani përherë luan për tri pikë

5 May 2024 0 Comment 6 min read

AA

Në kuadër të javës së 32-të të Superligës ës Kosovës në futboll. SC Gjilani, para duelit ndaj Malishevës, ka mbajtur konferencë ku kanë prezantuan Gentjan Mezani, shef i shtabit teknik, dhe Marko Roganovic, futbollist.

Shefi i shtabit teknik, Gentjan Mezani kërkon nga futbollistët e tij që të japin më tepër se 100% nga ndeshjet e mbetura të kampionatit, pasi që sipas tij kjo është forma e vetme për të arritur pikët të cilat do përmbushin objektivin e sezonit.

Në prag të duelit ndaj Malishevës tekniku i ‘kuqebardhëve’ deklaroi se skuadra që ai drejton do të udhëtojë për pikët e plota, ndërkohë që u ka bërë thirrje futbollistëve që të japin me tepër se maksimumin.

“Jemi para një ndeshje shumë të rëndësishme për ne, para njërës nga pesë finalet e fundit. Jemi të detyruar të marrim rezultat pozitiv, pasi që ndeshjet po shkojnë drejt fundit dhe fitorja është i vetmi rezultat që na bën punë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për një gjë të tillë dhe shpresojmë të ja arrijmë”, ka thënë Mezani.

“Gjithë futbollistët janë të rëndësishëm, kam besim te secili prej tyre. Ne do të luftojmë me ata të cilët janë në dispozicon për të marrë maksimumin nga ndeshjet e mbetura. Unë kërkoj nga ta të japin më tepër se 100%, pasi që kjo është mënyra e vetme për të arritur te rezultatet të cilat i kërkojmë”, shtoi ai.

Ndër të tjerash, Mezani potencoi se gabimet nuk janë të lejuara në këtë finish kampionati, ndërkohë që ka edhe një ftesë për tifozët.

“Nuk na lejohet të gabojmë, pasi që çdo pikë është e rëndësishme. Ne do luftojmë për të marrë maksimumin e tyre në çdo ndeshje, mirëpo jam i bindur që në fund çdo pikë është e vlefshme. Jemi munduar që gjatë javës të punojmë shumë dhe të harrojmë ndeshjen e fundit të cilën e humbëm në shtëpi ndaj FC Ballkanit”, shton tutje Mezani.

“Tifozët nuk e meritojnë të shohin klubin e tyre të zemrës në këtë renditje të cilën është tani. Ne jemi përgjegjës dhe borxhlinj ndaj tyre, pasi që ata gjithmonë kanë treguar mbështetje të parezervë ndaj nesh. Ne kemi nevojë për ta më shumë se kurrë, prandaj u bëj thirrje që të jenë sa më shumë në numër për këto finale, sepse së bashku jemi më të fortë” tha ai.

Ndërsa, futbollisti Marko Roganovic, është i bindur që nëse skuadra bën gjërat të cilat i praktikon në seancat stërvitore rezultati nuk do të mungojë. Mbrojtësi i qendrës është optimist para duelit kampional ndaj FC Malishevës.

Roganovic beson gjithashtu në shokët e skuadrës dhe është i gjithi me pozitivitet, pasi që gjithçka është në dorën e tyre.

“Ajo se çfarë mund të them është se gjithçka varet nga ne. Jemi të vetëdishëm që nuk jemi në pozicion të mirë, mirëpo na mjafton që t’i zbatojmë në fushë gjërat të cilat i bëjmë në seancat stërvitore dhe jam i bindur që do të kemi rezultat”.

Përballjet ndaj Malishevës kanë qenë të vështira këtë edicion, teksa ekipi ka vuajtur jo pak. Për të patur një paraqitje sa më pozitive, Marko ka disa fjalë edhe për bashkëlojtarët e tij.

“Ne e njohim Hazrollajn shumë mirë, ai shënoi tre gola kundër nesh në ndeshjen e fundit. Ne duhet ndryshojmë disa gjëra nga ndeshja e fundit, mos t’i bëjmë disa nga gabimet të cilat i kemi bërë. Mirëpo ne e dijmë që ai nuk luan i vetëm, ai ka një ekip të mirë, të cilin gjithashtu duhet ta ndalojmë. Ne duhet dhënë 100% nga vetja ynë nëse dëshirojmë ta fitojmë këtë ndeshje”. 

Share This:

Tags: SC Gjilni
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Ekipi i futsallit i Policisë së Kosovës,

9 May 2025
Lajme

Super spektakli vazhdon në Prizren

9 May 2025
Futboll

FFK shpërndan Licencat C për trajnere 

9 May 2025
Futboll

Zyrtare | Leverkusen njofton largimin e Xabi

9 May 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.