Monday 16 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

150 familje në nevojë përfitojnë pako ushqimore në Gjilan

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit në renovim, paralajmërohet reduktim i përkohshëm i kapaciteteve

Ndeshja Poloni-Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Afatet dhe si të aplikoni

Studime: Shkruan Prof. Dr. Shyqri Galica – Vetëdija kritike dhe estetike e Konicës

QKK uron aktoren Luana Bajrami për suksesin në ceremoninë Oscars

Rahimaj organizon iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Kamenicë

DKA Gjilan: Drejtori Jeton Rexhepi takon Këshillin e Prindërve: Siguria dhe cilësia në shkolla mbeten

HISTORIKE: Aktorja me origjinë nga Kosova Luàna Bajrami pjesë e filmit që fitoi Oscar

Në Zvicër ndahet nga jeta profesori dhe krijuesi Haki Bunjaku nga Desivojca

Derbi i madh i xhiros 24: Ballkani fiton ndaj Dritës dhe rimerr kreun e tabelës

 Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet nuk ka rimëkëmbje – Haziri figura më serioze për udhëheqje
Ciceroni Featured Lajme Librari

Mes përçarjeve në LDK, Pireva: Pa unitet nuk ka rimëkëmbje – Haziri figura më serioze për udhëheqje

30 January 2026 0 Comment 4 min read

AA

Në ditët e fundit, deri një ditë para mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të paralajmëruar nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku, në opinion janë intensifikuar debatet, kritikat, kundërkritikat, vlerësimet dhe propozimet lidhur me atë se kush duhet dhe kush mund të jetë drejtuesi më i përshtatshëm i këtij subjekti politik.

Këto zhvillime po ndodhin në një periudhë të ndjeshme për LDK-në, e cila po përballet me pakënaqësi të theksuara brenda strukturave të saj, veçanërisht pas Zgjedhjeve të Parakohshme Nacionale të 28 dhjetorit 2025.

Prof. Avdi Pireva

Në mesin e propozimeve të shumta që po diskutohen publikisht është edhe qëndrimi i profesorit universitar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Avdi Pireva. Sipas tij, opsioni më i mirë aktual për udhëheqjen e LDK-së është figura e Lutfi Hazirit, të cilin e vlerëson si figurë unifikuese dhe politikan me përvojë të gjatë në skenën politike të Kosovës.

“Lutfi Haziri përfaqëson një nga figurat më me përvojë dhe më përbashkuese brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj udhëheqja e tij deri në zgjedhjet e rregullta do të ishte një zgjidhje e arsyeshme”, ka deklaruar Pireva.

Ai ka theksuar se Haziri ka dekada angazhim politik, njohje të thellë të strukturave të partisë dhe se me qasje institucionale ka dëshmuar aftësi për të menaxhuar situata të ndjeshme dhe tranzicione të vështira.

“Në një periudhë kur LDK-ja ka nevojë për qetësi të brendshme, unitet dhe riorganizim serioz, Lutfi Haziri ofron maturi politike, komunikim, qasje përbashkuese e bashkëpunuese dhe mbi të gjitha respektim të procedurave demokratike të partisë”, ka shtuar ai.

Sipas Pirevës, Haziri shihet edhe si urë lidhëse ndërmjet brezave dhe krahëve të ndryshëm brenda LDK-së, çka, sipas tij, është thelbësore për rikthimin e besimit të anëtarësisë dhe elektoratit.

“Udhëheqja e tij deri në zgjedhjet e rregullta do të nënkuptonte krijimin e kushteve të ndershme dhe të qëndrueshme që anëtarët e LDK-së të vendosin lirshëm për të ardhmen e partisë. Pikërisht kjo qasje e përgjegjshme dhe demokratike e bën Lutfi Hazirin një opsion të besueshëm dhe të nevojshëm për këtë fazë kalimtare dhe për një LDK më të fortë”, ka përfunduar Pireva opinionin e tij, të publikuar në rrjete sociale.

Share This:

Tags: Avdi Pireva LDK Lutfi HAziri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

150 familje në nevojë përfitojnë pako ushqimore

16 March 2026
Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit në renovim,

16 March 2026
Futboll

Ndeshja Poloni-Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për

16 March 2026
Kulturë

Studime: Shkruan Prof. Dr. Shyqri Galica –

16 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Besian Mustafa tregon dy opsionet e LDK-së

3 March 2026

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se për LDK-në zgjedhjet e reja janë

Lajme

LDK-ja mblidhet për të diskutuar zgjedhjen e

3 March 2026

Hymete Bajrami pas përfundimit të takimit në mes të Kurtit dhe Abdixhikut është pyetur

Lajme

Xhafer Tahiri “pajtohet” me Abdixhikun: Dhamë votën

31 January 2026

Xhafer Tahiri ka befasuar me një postimin e bërë në Facebook pas Kuvendit të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.