Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

LAJMI I FUNDIT: Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur shikimin

LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES — ËSHTË KOHA PËR UNITET DHE VEPRIM!

 Menaxhmenti i FShS-së mori pjesë në Punëtorinë për Barazinë Gjinore në AL në Kosovë
Lajme

Menaxhmenti i FShS-së mori pjesë në Punëtorinë për Barazinë Gjinore në AL në Kosovë

24 October 2025 0 Comment 5 min read

AA

Programi SHER organizoi Punëtorinë mbi Barazinë Gjinore në Arsimin e Lartë në Kosovë, duke mbledhur një grup të gjerë akterësh të përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore dhe përfshirjes në sistemin e Arsimit të Lartë në vend.

Punëtoria shërbeu si një platformë e rëndësishme për prezantimin e gjetjeve të Vlerësimit Bazë mbi Mekanizmat e Barazisë Gjinore në institucionet publike të Arsimit të Lartë në Kosovë. Pjesëmarrës nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” ishte Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, derisa në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), universitetet tjera publike, Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, UN Women Kosova, Rrjeti i Grave të Kosovës, studentë dhe organizata të shoqërisë civile, të gjithë të bashkuar nga misioni i përbashkët për të promovuar barazinë gjinore në akademi.

Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit zhvilluan diskutime konstruktive të fokusuara në qasje praktike për integrimin e perspektivës gjinore në mësimdhënie, të nxënë dhe kërkime shkencore. Institucionet ndanë përvojat e tyre dhe prezantuan planet ekzistuese apo të sapo-hartuara për Barazinë Gjinore, duke adresuar si arritjet ashtu edhe sfidat në institucionalizimin e saj.

Punëtoria vuri gjithashtu në pah projektet inovative të mbështetura nga Skema e Vogël e Granteve për Dimensionin Social e Programit SHER, si “Gender-Inclusive Design”, “EmpowerHER” dhe “Words Matter”. Këto iniciativa demonstruan mënyra krijuese dhe efektive për ta përfshirë barazinë gjinore në jetën akademike dhe atë të kampusit, duke frymëzuar bashkëpunime të reja dhe përsëritje të mëtejshme të praktikave të mira.

Dekani, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, theksoi rëndësinë e hartimit të një Plani të Veprimit për Barazinë Gjinore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ), duke e përshkruar atë si një dokument strategjik që do të integrojë perspektivat gjinore në të gjitha politikat, programet dhe praktikat institucionale. Ai vuri në dukje se UKZ tashmë ka një bazë të fortë ligjore dhe rregullative që garanton barazinë gjinore, përfaqësimin e drejtë në rekrutime dhe vendimmarrje, si dhe përfshirjen e rëndësishme të grave në pozita udhëheqëse, akademike dhe administrative.

Dekani gjithashtu prezantoi iniciativën e UKZ-së për të themeluar një Program të Përbashkët Master në Studime Gjinore, në bashkëpunim me Universitetin “Sapienza” të Romës dhe Universitetin e Bankokut, duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm drejt promovimit të kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e barazisë gjinore. Ai njoftoi se një Grup Punues i gjerë do të themelohet për të hartuar Planin e Veprimit deri në fund të këtij viti kalendarik.

Punëtoria përfundoi me një sesion reflektimi me prirje drejt së ardhmes, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm, përkushtim institucional dhe përafrim strategjik, në mënyrë që barazia gjinore të bëhet një element përbërës dhe i qëndrueshëm i sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI”

25 October 2026
Kulturë

Ndahet nga jeta aktori Nexhat Xhokli! –

25 October 2026
Arte tjera

EKSLUZIVE: Artistet gjilanase Arzie Jusufi & Taria

25 October 2026
Lajme

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ mori pjesë në META Career University

22 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në META Career University Fairs 2026,

Lajme

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE

21 October 2026

Gjilan, 20 Tetor 2026 – Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj.

Lajme

UKZ pjesë e punëtorisë për thellimin e

15 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  ka marrur pjesë në seminarin ndërkombëtar “TCA – Western Balkans

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.