Mediumi i madh kroat: Qiro Bllazheviq ua mori zemrën tifozëve kur e drejtoi Prishtinën në vitin 1985
Lajmi për vdekjen e Qiro Bllazheviqit e tronditi botën e futbollit ballkanik sot.
Legjenda kroate konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të ish-Jugosllavisë.
Një kohë, Bllazheviq kishte punuar edhe në Prishtinë duke e drejtuar me sukses klubin më të madh kosovar, të cilin e kishte shpëtuar pa rënë nga liga elitare e asaj kohe në ish-Jugosllavi.
Mediumi i njohur kroat “Index.hr” ia ka kushtuar një shkrim të gjatë karrierës dhe veprës së Bllazheviqit, ndërsa nuk e la pa e përmendur edhe periudhën e lavdishme të tij në Kosovë, ku konsiderohej dhe konsiderohet edhe sot e asaj dite si një hero, përcjell “Gazeta Express”.
“Qiro shkoi në Grasshopper, me të cilin e fitoi kampionatin zviceran. Më pas, i fitoi përsëri zemrat e tifozëve në vitin 1995, kur e udhëhoqi Prishtinën në ligën e parë jugosllave”, ka shkruar mediumi kroat.
Qiro po vuante qe një kohë nga sëmundja e kancerit dhe u shua në orët e hershme të ditës së sotme. /Gazeta Express/